Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën e organizuar të premten në Tiranë, për të kundërshtuar ecurinë e procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe folës tjerë kanë thënë se gjykimi në Hagë është i padrejtë dhe i njëanshëm. Aktakuza kundër Thaçit, Veseli, Krasniqit e Selimit përfshin veprat si burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve, midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Të akuzuarit kanë mohuar fajësinë. Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi

Me thirrjen “Liri për çlirimtarët”, mijëra qytetarë kanë protestuar të premten në sheshin “Skënderbej” në Tiranë kundër procesit gjyqësor në Hagë, e ku të akuzuar janë katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fjalimin hapës ka thënë se protesta është organizuar me kërkesën për drejtësi.  

“Jemi këtu për ta mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për ta mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë. E ka dëshmuar historia që UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare”, është shprehur Gucati.

Sipas Gucatit, “gjykatat e padrejta” po përpiqen ta barazojnë viktimën me xhelatin e ta njollosin luftën e shenjtë të komandantëve.

“Nuk do ta lejojmë të përdhoset emri i komandantëve tanë të shenjtë. Kjo protestë s’ka lidhje me politikën. Kjo është protestë e popullit shqiptar. S’po kërkojmë mëshirë, por drejtësi. Tirana është sot kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Kosova ka luftuar për çlirim, nuk ishim kriminelë. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim të shqiptarëve. Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Liri për çlirimtarët tonë”, ka deklaruar Gucati.

Një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se liria e Kosovës nuk duhet të shndërrohet në arenë për politika individuale e partiake.

“Kështu qofshim përherë, Tirana, Prishtina e Shkupi. Po ngremë zërin për drejtësi, për respekt, për luftën tonë të drejtë, për liri, demokraci, pavarësi dhe miqësi me SHBA-në e Evropën”, ka thënë Ahmeti gjatë tubimit “Drejtësi për çlirimtarët” që u organizua në Tiranë të premten.

Ai theksoi se zanafilla e krijimit të Gjykatës Speciale lidhet me raportimet ruso-serbe për trafikim organesh, të cilat, sipas tij, ishin të pavërteta dhe u hodhën poshtë nga Tribunali i Hagës.

“Dick Marty e riaktualizoi këtë temë me porosi ruso-serbe dhe inicioi raportin në Këshillin e Evropës që më pas detyroi themelimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë u krijua nga vetë Kosova për t’ia pamundësuar Serbisë ta themelonte përmes Rusisë”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se, pas rrëzimit të akuzave për trafikim organesh, prokuroria ndryshoi drejtim duke ngritur aktakuza të reja, në ditën, kur sipas tij po nënshkruhej marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Sipas Ahmetit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftën dhe nuk ka shkelur ligjet e luftës.

“Liria e Hashimit, Kadriut, Rexhepit, Jakupit e të tjerëve është e vonuar dhe duhet të vijë menjëherë”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se institucionet e Kosovës mund të bëjnë më shumë për t’i mbështetur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

“Përherë mundet më shumë. Institucionet në Kosovë munden më shumë për këtë çështje. Aty gjykohen bijtë e Kosovës si për lirinë ashtu edhe për pavarësinë. Presim një angazhim më të madh dhe më të fortë... Më vjen keq që i jepet pak ngjyrë politike. Kjo protestë është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta dhe s’ka të bëjë me politikë ditore”, ka arsyetuar Ahmeti.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në fjalimin e tij ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë kryer krime, por kanë kryer detyrën më të lartë që e njeh historia - çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit. Moisiu ka thënë se tubimi është me qëllimin për të mbrojtur dinjitetin kombëtar e të ngrihet zëri kundër padrejtësive që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Më 2022, ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për t’u takuar personalisht me presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Në takimin me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin frikësuar, por janë burra të fortë që qëndronin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar për të pastruar luftën e UÇK-së dhe gjithë popullit kosovar, nga njolla që padrejtësisht po përpiqen t’i japin ata që s’ua duan të mirën shqiptarëve. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet”, ka thënë Moisiu.

Ai ka shtuar se ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen pa prova në paraburgim.

“Liria e Kosovës nuk është dhuratë. Ajo u fitua me gjak me sakrifica e vendosmëri ndaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të vendosur dhe të bashkuar për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë”, ka thënë ai.

Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se tubimi në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, është mesazh që të gjithë shqiptarët i përkrahin çlirimtarët.

“Është tubim tepër i rëndësishëm sepse është mesazh që të gjithë shqiptarët janë në përkrahje të çlirimtarëve. Ka qenë luftë për liri, pavarësi, për shtetin dhe janë njerëzit më meritorë. Ne besojmë në drejtësi dhe jemi të bindur se drejtësia do të bjerë në vend”, ka thënë ai për “Euronews Albania”.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Bujar Leskaj, që doli në tubim pavarësisht refuzimit të PD-së, ka thënë se e ka bërë veprim për shkak të respektit për Hashim Thaçin.

Protesta kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë mbajtur në gusht në Prishtinë, e në shtator te selia e Speciales në Holandë.

Gjykimi ndaj Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023, tri vjet pasi ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje në gjykatën e Kosovës në Hagë. Tani, më shumë se dy vjet më vonë, gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi muajin e kaluar mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thirri dëshmitarët e parë. Në mbrojtje të dëshmuan në shtator ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në.

Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët. Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

Protesta e së premtes është mbështetur edhe nga Qeveria e Shqipërisë, e cila vendosi ta heqë pagesën rrugën në autostradën “Rruga e Kombit” mes Kosovës dhe Shqipërisë për 24 orë, nga 17 deri më 18 tetor. Disa komuna të Kosovës, përfshirë ato ndër më të mëdhatë sikurse Prishtina dhe Prizreni, mundësuan udhëtim falas me autobusë nga qytetet përkatëse drejt Tiranës për qytetarët kosovarë.

Sipas raportimeve, për këtë protestë udhëtuan edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. 

Historia e krijimit të Speciales

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011. Pas daljes së kёtij raporti, nё shtator tё vitit 2011, Bashkimi Evropian formoi Task Forcën Hetimore Speciale (TFHS), pёr kryerjen e një hetimi tё pavarur tё pretendimeve tё ngritura nё raport dhe krimeve tё tjera nё lidhje me to. Nё verёn e vitit 2014, TFHS-ja bёri tё ditur se ekzistonin prova tё mjaftueshme pёr ngritje aktakuzash. Pёr shqyrtimin e kёtyre pretendimeve ishte i nevojshёm krijimi i njё institucioni tё pёrshtatshёm pёr procedimin e duhur gjyqёsor.

Autoritetet e Kosovёs arritën marrëveshje me BE-në mbi modalitetet pёr procedimin e këtyre pretendimeve serioze. Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014. Dhomat e Specializuara përfaqësojnё ҫdo nivel tё sistemit tё gjykatave nё Kosovё – Gjykatёn Themelore, Gjykatёn e Apelit, Gjykatёn e Lartё dhe Gjykatёn Kushtetuese. Ato funksionojnё nё bazё tё ligjeve pёrkatёse tё Kosovёs dhe tё drejtёs zakonore ndёrkombёtare si dhe tё drejtave ndërkombëtare të njeriut.

BE-ja e ka pёrkrahur kёtё proces qё nga fillimi dhe sё bashku me shtete tё tjera kontribuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs) do të mbёshtesё financiarisht punёn e gjykatёs.

Dhomat e Specializuara pёrbёhen nga dy organe: Dhomat dhe Zyra Administrative. Zyra e Prokurorit tё Specializuar ёshtё organ i pavarur pёr hetimin dhe ndjekjen penale tё krimeve brenda juridiksionit tё Dhomave tё Specializuara. Nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar punojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjës ndёrkombёtarё, dhe selia e tyre ёshtё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё).

Ahmeti: Liria e Kosovës s’është arenë për politika individuale, duhet të bashkohemi

12 o. më parë / 17 tet 2025 18:00
Ali Ahmeti

Një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se “liria e Kosovës nuk duhet të shndërrohet në arenë për politika individuale e partiake”.

“Kështu qofshim përherë, Tirana, Prishtina e Shkupi. Po ngrisim zërin për drejtësi, për respekt, për luftën tonë të drejtë, për liri, demokraci, pavarësi dhe miqësi me SHBA-në e Evropën”, ka thënë Ahmeti gjatë tubimit “Drejtësi për çlirimtarët” që u organizua në Tiranë të premten.

Ai theksoi se zanafilla e krijimit të Gjykatës Speciale lidhet me “raportimet e rreme ruso-serbe për trafikim organesh”, të cilat, sipas tij, ishin të pavërteta dhe u hodhën poshtë nga Tribunali i Hagës.

“Dick Marty e riaktualizoi këtë temë me porosi ruso-serbe dhe inicioi raportin në Këshillin e Evropës që më pas detyroi themelimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë u krijua nga vetë Kosova për t’ia pamundësuar Serbisë ta themelonte përmes Rusisë”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se, pas rrëzimit të akuzave për trafikim organesh, prokuroria ndryshoi drejtim duke ngritur aktakuza të reja “në ditën kur po nënshkruhej marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington”.

Sipas Ahmetit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës “ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftën dhe nuk ka shkelur ligjet e luftës”.

“Liria e Hashimit, Kadriut, Rexhepit, Jakupit e të tjerëve është e vonuar dhe duhet të vijë menjëherë”, theksoi ai.

Në fund, Ahmeti u bëri thirrje forcave politike shqiptare që të shmangin përçarjet dhe të ruajnë unitetin kombëtar.

“Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake e zgjedhore. Nuk është fushë pjellore për ndasi mes shqiptarëve. Duhet të bashkohemi, siç u bashkuam për Kosovën Republikë. Dikush pa vetëdijshëm po i shërben politikave të Beogradit dhe Moskës”, përfundoi fjalimin ai.

Moisiu: Lufta e Kosovës u fitua me gjak, çlirimtarët s’kanë kryer krime

12 o. më parë / 17 tet 2025 17:38
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë kryer krime, por kanë kryer detyrën më të lartë që e njeh historia – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit.

Në protestën në Tiranë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë, Moisiu ka thënë se tubimi është me qëllimin për të mbrojtur dinjitetin kombëtar e të ngrihet zëri kundër padrejtësive që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Më 2022, ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për t’u takuar personalisht me presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Në takimin me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin frikësuar, por janë burra të fortë që qëndronin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar për të pastruar luftën e UÇK-së dhe gjithë popullit kosovar, nga njolla që padrejtësisht po përpiqen t’i japin ata që s’ua duan të mirën shqiptarëve. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet”, ka thënë Moisiu.

Ai ka shtuar se ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen pa prova në paraburgim.

Ka theksuar se është koha që të mos heshtet më.

“Liria e Kosovës nuk është dhuratë. Ajo u fitua me gjak me sakrifica e vendosmëri ndaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të vendosur dhe të bashkuar për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë”, ka thënë ai.

Gucati: Kjo protestë s’është politike, nuk do të lejojmë të përdhoset emri i komandantëve

13 o. më parë / 17 tet 2025 17:20
Hysni Gucati

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se protesta në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë nuk është politike, por është protestë e popullit shqiptar.

Gucati mbajti fjalimin hapës në tubimin që ka mbledhur mijëra njerëz në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”.

 “Sot po protestojmë për ta ngritur zërin për drejtësi, jemi këtu për ta mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për ta mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë. E ka dëshmuar historia që UÇK-ja ka qenë ushtri çlirimtare”, u shpreh Gucati.

Ai theksoi se përmes “gjykatave të padrejta po përpiqen ta barazojnë viktimën me xhelatin e ta njollosin luftën tonë të shenjtë”. Por kjo, sipas Gucatit, nuk do të lejohet. Ai shtoi se proceset në Hagë janë të padrejta.

“Nuk do ta lejojmë të përdhoset emri i komandantëve tanë të shenjtë. Kjo protestë s’ka lidhje me politikën. Kjo është protestë e popullit shqiptar. S’po kërkojmë mëshirë, por drejtësi. Tirana është sot kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Kosova ka luftuar për çlirim, nuk ishim kriminelë. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim të shqiptarëve. Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Liri për çlirimtarët tonë”, ka deklaruar Gucati.

Ahmeti: Kosova mund të bëjë më shumë për ish-udhëheqësit e UÇK-së që gjenden në Hagë

13 o. më parë / 17 tet 2025 16:59
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se institucionet e Kosovës mund të bëjnë më shumë për t’i mbështetur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

Ai ka paralajmëruar se pas protestës që ka nisur në Tiranë, shumë shpejt do të mbahet një protestë edhe në Shkup. Ai për KosovaPress ka thënë se shoqatat e dala nga lufta në Maqedoninë e Veriut janë duke punuar në këtë drejtim dhe se protesta do të mbahet pas zgjedhjeve lokale atje.

“Shoqatat e dala nga lufta në Maqedoni të Veriut janë në punë e sipër dhe është çështje kohe se kur do të organizohet. Sigurisht pas përfundimit të zgjedhjeve një lëvizje e tillë do të ndodhë edhe në Shkup në sheshin Skënderbej”, tha ai.

Ahmeti, që po merr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, tha se institucionet në Kosovë mund të bëjnë më shumë për t’i mbështetur Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen nga Specialja në Hagë.

“Përherë mundet më shumë. Institucionet në Kosovë munden më shumë për këtë çështje. Aty gjykohen bijtë e Kosovës si për lirinë ashtu edhe për pavarësinë. Presim një angazhim më të madh dhe më të fortë... Më vjen keq që i jepet pak ngjyrë politike. Kjo protestë është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta dhe s’ka të bëjë me politikë ditore”, tha ai.

Ai tha se protesta e sotme në Tiranë është një mesazh i qartë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm dhe se procesi në Gjykatën Speciale ka devijuar.

“Porosia është shumë e qartë. Të gjithë jemi UÇK. Sot është zëri i popullit nga kryeqendra shqiptare në Tiranë. Njerëzit janë të pafajshëm, ata janë çlirimtarë dhe nuk janë as trafikantë dhe as njerëz që kanë ushtruar terror dhe gjenocid mbi një popull tjetër. Kanë qenë në mbrojtje të popullit të vet dhe pragut të shtëpisë. Ky është zëri i së vërtetës. Lironi sa më parë”, përfundon ai.  

Hamza: Tubimi në Tiranë, mesazh që të gjithë shqiptarët i përkrahin çlirimtarët

13 o. më parë / 17 tet 2025 16:53
Protesta LIVE

Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se tubimi në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, është mesazh që të gjithë shqiptarët i përkrahin çlirimtarët.

“Është tubim tepër i rëndësishëm sepse është mesazh që të gjithë shqiptarët janë në përkrahje të çlirimtarëve. Ka qenë luftë për liri, pavarësi, për shtetin dhe janë njerëzit më meritorë. Ne besojmë në drejtësi dhe jemi të bindur se drejtësia do të bjerë në vend”, ka thënë ai për “Euronews Albania”.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Bujar Leskaj, që doli në tubim pavarësisht refuzimit të PD-së, ka thënë se e ka bërë veprim për shkak të respektit për Hashim Thaçin.

Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

14 o. më parë / 17 tet 2025 15:38
Protesta Tiranë

Mijëra njerëz tashmë kanë arritur në sheshin “Skenderbej” ku do të protestohet në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çirimtare të Ksoovës që po gjykohen në Hagë.

Me autobusë e vetura janë nisur qytetarë nga Kosova qysh mëngjesin e së premtes. Por, sipas mediave në Shqipëri, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës e Maqedonia e Veriut.

Protesta që do të mbahet në sheshin “Skenderbej” në Tiranë, është paraparë të mbahet në orën 17:00.

Protesta kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë mbajtur në gusht në Prishtinë, e në shtator te selia e Speciales në Holandë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata janë duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020.