Publicisti Veton Surroi ka thënë se një nga problemet kryesore që u shfaq gjatë ngjarjeve të vitit 2004 në Kosova ishte mungesa e një lidershipi të fortë politik që do të merrte përgjegjësi për situatën.
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me aktivistin dhe gazetarin Blerim Shala, Surroi theksoi se në atë periudhë u pa një “zbrazëti e madhe e lidershipit kosovar”, pasi mungonte një figurë që do të dilte publikisht për të qetësuar situatën dhe për të marrë përgjegjësi politike.
Sipas tij, në atë boshllëk të krijuar u shfaqën edhe zëra që kërkonin qetësimin e situatës dhe ndaljen e përshkallëzimit të dhunës, por në përgjithësi mungonte një udhëheqje e qartë që do ta drejtonte vendin në atë moment të vështirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Shala ka thënë se edhe në media kishte reagime emocionale dhe retorikë të fortë patriotike pas shpërthimit të trazirave të marsit 2004. Ai shtoi se liderët politikë të kohës ndodheshin përballë dilemave të vështira, pasi po t’i dënoni trazirat mund të ndikonte në popullaritetin e tyre, sidomos në prag të zgjedhjeve që priteshin të mbaheshin në vjeshtën e atij viti.
Në këtë kontekst, sipas Shalës, ish-shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana kishte qenë shumë kritik gjatë një takimi me liderët kosovarë të asaj kohe, përfshirë Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.