Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla pas dënimit me 6 vjet burgim për spiunen e Serbisë: Askush nuk do t’i shpëtojë ligjit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Foto: Driton Paçarada

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet shtetërore të Kosovës janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit, i cili, sipas tij, ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Pas dënimit me gjashtë vjet burgim të Jelena Gjukanoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve të Kosovës te BIA serbe, Sveçla ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë luftën kundër këtyre veprimtarive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Institucionet shtetërore të Republikës sonë, si kurrë më parë, janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit në vendin tonë, i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues. Sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dënuar me 6 vite burgim Jelena Gjukanoviq, e cila ka zhvilluar veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë te akterë të ndryshëm në Serbi dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve tona. Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë”, ka shkruar ai në Facebook. 

Sipas Sveçlës, askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës nuk do të tolerohet.

Lexo përditësimet tjera
Jelena Gjukanoviq

Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Ish-zyrtarja e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë Jelena Gjukanoviq,...