Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik

Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, ka thënë se Partia Demokratike në Kosovë është subjekti me më së shumti pushtet në kryeqytet, pas ndarjes së drejtorive e ndërmarrjeve nga koalicioni me kryetarin Përparim Rama.

Rama në zgjedhjet lokale fitoi nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Megjithatë, sipas Sveçlës, PDK-ja ka pushtet më shumë se edhe LDK-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aktualisht PDK-ja është subjekti me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës. Edhe më shumë se vetë LDK-ja. E them duke u bazuar në bazë të ndarjeve të drejtorive, të peshës së drejtorive të caktuara dhe ndarja e ndërmarrjeve komunale, ku ato ndërmarrjet me më tepër pasuri apo qarkullim financiar dhe më shumë punë, kryesisht i kanë takuar PDK-së”, ka thënë Sveçla në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai e ka quajtur “komentator politik” kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Sipas Sveçlës, në vend se të merret me çështjet komunale, Rama po merret “duke komentuar zhvillimet në nivelin qendror”.

Sveçla ka thënë se në pesë vjet menaxhim të Komunës nga Rama “ka pasur fare pak zgjidhje për qytetarët”. Ai e ka vlerësuar gjendjen në Prishtinë më të rënduar se më herët. 

Sveçla e ka akuzuar pushtetin e Ramës për keqmenaxhim të ndërmarrjeve. Ka theksuar problemet me “Prishtina Parkingun” e me “Pastrimin”. Ai ka thënë se “dikujt po i konvenojnë paligjshmëritë”. 

Sipas tij, ka keqmenaxhim “që kryhet nga të emëruarit aty” dhe “kontrollohet nga ata që janë në krye të Prishtinës”.

Sveçla ka paralajmëruar ankesë në gjykatë për çështjen e shtrenjtimit të biletave të autobusëve.