Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten do të mbahet seancë dhe janë katër marrëveshje ndërkombëtare për të cilat ka thënë se duhet të votohen. Tahiri ka thënë gjithashtu se debat ka pasur edhe për rezolutën e propozuar nga PDK-ja për mbrojtjen e viktimave të luftës, për të cilën theksoi se AAK-ja ka shprehur mbëeshtjetje që të jetë si pikë të parë e rendit të ditës.
Sipas Tahirit i gjithë debati në kryesi është ndërlidhur me procesin zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti nga AAK-ja, Tahiri, ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, se grupit parlamentar të kësaj partie i është bashkuar deputetja nga pakicat, Duda Balje.
“Në seancën e së premtes janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Pati një debat të gjerë rreth rezolutës së propozuar nga PDK-ja. Grupi parlamentar i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e parë. Çështja e dytë ka të bëjë me informatën që dua ta bëjë të ditur se deputetja Duda Balje i është bashkuar grupit tonë parlamentar, edhe ajo është në agjendë. Së fundmi ajo që mund të them është që i gjithë debati në kryesi po ndërlidhet me debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Shpresoj që kjo tejkalohet dhe të votojmë marrëveshje ndërkombëtare që janë në interes të vendit dhe të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.