Arbëri

Te Dheu i Bardhë pritje në hyrje dhe dalje

dheu i bardhe

Foto: Arkiv - Ilustrim

Deri në një orë po zgjasin pritet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ndërkohë që deri në 40 minuta në këtë pikë po pritet për të hyrë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar pas orës 10:00, pritje deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë.

Pritje nuk ka në pikën kufirate me Serbinë, Merdar.

Dy javë më parë kryeministri në detyrë Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimet nëpër Serbi. 

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. I ftojmë qytetarët për maturi, bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe ruajtje të unitetit dhe qetësisë”, ka deklaruar Kurti.

Në qershor Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë ata që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë udhëtimin drejt Kosovës, që të shmangin kalimin përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

Ata janë inkurajuar që të përdorin pika të tjera kufitare për kalimin e tyre.

MPJD-ja përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me siç ishte thënë intensifikimin e rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Në pikat e tjera nuk ka pritje. 

Pamje nga pikat kufitare Mal i Zi - Kroaci:

Nërkohë pritje rreth 25 minuta ka në pikën kufitare Mali i Zi - Kroaci, e cila nga mërgimtarët po shfrytëzohet për të ardhur në Kosovë.