Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se ka qenë kërkesë e vetë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që të mos propozohen si kandidatë për deputetë, emrat të cilët në zgjedhjet e 28 dhjetorit dyshoheshin për manipulim me vota.
Me përfshirjen e Nait Hasanit, Totaj deklaroi se i bie që vetë kryetari Hamza nuk e respektoi atë që e kërkoi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-deputetit të kësaj partie, Nait Hasanit, iu minusuan mbi 6 mijë vota nga rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit.
Totaj në emisionin “tre8tre” në KTV, deklaroi se dega e PDK-së në Prizren nuk e ka propozuar Hasanin e asnjë emër tjetër që i është pëmendur emri për manipulim me vota.
“Ne nuk e kemi propozuar emrin e asnjë personi që është përmendur për manipulim të votave. Secili person që është përmendur a është fajtor apo jo ne nuk e dijmë derisa të vijë një verdikt ligjor. Ne kemi reflektuar por Nait Hasani është aty, ka edhe të tjerë aty, nuk dua të përmend emra. Vetëm dua të them që ne kemi respektuar kërkesën e kryetarit. I bie që kryetari (Bedri Hamza) e ka kërkuar vetë e nuk e ka respektuar”, ka thënë Totaj.
Totaj nuk është kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Ai ka deklaruar se qytetarët e kanë votuar për kryetar të Prizrenit dhe këtë e respekton.
Totaj deklaroi se e respekton edhe standardin që ka qenë deri më tani që kryetarët e komunave të mos kandidojnë për deputetë.
“Së paku deri më tani ka qenë standard që kryetarët e komunave të mos kandidojnë për deputetë. Mua qytetarët e Prizrenit më kanë votuar për kryetar komune dhe këtë e respektoj. Por do të angazhohemi për rezultat edhe më të mirë të PDK-së në këto zgjedhje. Do të japim kontributin tonë maksimal që PDK-ja në Prizren të dal me një numër serioz të votave. Edhe më tepër se në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Totaj.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ishte marrë vendim që të rinumërohen të gjitha votat pas mospërputhjeve të mëdha në rezultat.
Gjatë rinumërimit të të gjitha vendvotimeve në Prizren, kandidatët e PDK-së dolën me shpërputhjen më të madhe të votave krahasuar me rezultatet fillestare.
Më së shumti vota iu hoqën kandidatit Fetah Paçarizi, i pasuar nga Nait Hasani.
Në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Paçarizi nuk u përfshi në listën për kandidatë.