Ka vdekur në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, drejtor i “Paper Radio”, kanë konfirmuar familjarë të tij.
Dushi me profesion ishte gazetar dhe themelues i 18 radiove. Ka qenë pjesë e këtij sektorit qysh prej fundit të viteve ’80-të. Kishte qenë viti 1989 kur ai për herë të parë do të lidhej me radion. “Na ftuan si mysafirë bashkë me një shok timin dhe aty pastaj nisëm një emision, top-listë”, kishte thënë ai vite më parë. Prej atëherë, radios nuk iu nda më kurrë duke themeluar edhe kanale unike si ai për muzikë klasike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe profesion gazetar kishte thënë se pasion e kishte radion, televizionin dhe sidomos muzikën. Dushi ishte cilësuar si një nga DJ-të e parë në Kosovë.
Varrimi i tij mbahet më 1 maj 2026 në ora 12:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë, teksa e pamja do të mbahet për tri ditë deri më 04.05.2026 nga ora 10:00 deri 17:00 në Hotel Grand.