Presidenti amerikan, Donald Trump ka befasuar aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme duke propozuar një qasje të re ndaj konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ai sugjeroi që Siria, dhe jo Izraeli, të marrë përsipër luftën kundër grupit militant të mbështetur nga Irani.
Sipas Trumpit, forcat rebele islamiste që rrëzuan regjimin e Bashar al-Assad rreth një vit e gjysmë më parë dhe formuan qeverinë e re siriane, mund të jenë më efektive se ushtria izraelite në luftën kundër Hezbollahut, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, presidenti sirian Ahmad al-Sharaa e hodhi poshtë këtë ide, duke deklaruar se Siria nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Liban. Ai tha gjithashtu se komentet e Trumpit janë keqinterpretuar.
Pavarësisht kësaj, Trump ka vazhduar ta përmend publikisht propozimin e tij.
Edhe pse nuk është e qartë nëse Shtëpia e Bardhë po e shqyrton seriozisht këtë skenar, mundësia e një ndërhyrjeje siriane në Liban ka ngritur shqetësime si në Bejrut, ashtu edhe në Izrael.
Izraeli e sheh me dyshim qeverinë e re islamiste të Sirisë dhe, që prej ardhjes së Ahmad al-Sharaas në pushtet, ka marrë nën kontroll një pjesë të territorit në jug të Sirisë.
Në të njëjtën kohë, Siria është kthyer në një pikë përplasjeje edhe mes Izraelit dhe Turqisë, një nga mbështetëset kryesore të qeverisë së re siriane. Të dyja vendet po përpiqen të kufizojnë ndikimin e njëra-tjetrës në territorin sirian.
Sipas një zyrtari izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, drejtuesit më të lartë të sigurisë në Izrael zhvilluan të mërkurën një takim të posaçëm për të diskutuar këtë çështje.
E gjatë samitit të G7-s, Trump kritikoi vazhdimin e luftës së Izraelit kundër Hezbollahut, duke thënë se konflikti po zgjatet tepër dhe se po shkakton shumë viktima civile.
“Mjafton të kërkosh një person dhe nuk ke pse të shembësh një pallat të tërë, sepse aty jetojnë shumë njerëz dhe jo të gjithë janë pjesëtarë të Hezbollahut”, pati deklaruar ai.
Trump shtoi se i kishte sugjeruar Izraelit që “ta linte Sirinë të merrej me Hezbollahun”, pasi beson se qeveria siriane do ta bënte këtë më mirë.
Ndërkohë, autoritetet siriane u përpoqën të qetësonin situatën. Në një fjalim të mbajtur më 13 qershor në Damask, presidenti Ahmad al-Sharaa mohoi kategorikisht zërat për një ndërhyrje ushtarake në Liban.
“Ka njerëz që po përhapin thashetheme se Siria do të ndërhyjë në Liban. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kërkojmë përfundimin e përhershëm të luftës, forcimin e institucioneve, zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe uljen e tensioneve në Liban”, tha ai.
Ai shtoi se Damasku i ka paraqitur Uashingtonit një plan që synon ndalimin e luftës, zbutjen e pasojave të konfliktit për Libanin dhe Sirinë, si dhe gjetjen e zgjidhjeve ekonomike, politike dhe sociale për stabilizimin e rajonit.