Ish-kryeparalementari Kadri Veseli ka thënë se gjykata duhet që me çdo kusht të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë.
Sipas tij, ky është shkaku që iu bashkua radhëve të mijëra grave dhe burrave në UÇK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli ka thënë se edhe në momentet më të errëta nuk e kishte humbur besimin që e drejta dhe liria do të triumfonte.
“Kam besuar që populli i Kosovës e kishte të drejtën për të jetuar në liri e dinjitet. Kurrë nuk kam besuar që dhuna, urrejtja e hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm. Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë e as paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm të shtetit serb. Ky nuk është përshkrim abstrakt por realitet që ka prekur çdo anëtarë të familjes time por edhe çdo qytetar. Unë e di çfarë do të thotë të jesh i pambrojtur e të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm. Por në padrejtësi, njeriu duhet të ruaj integritetin moral dhe vlerat themelore humane. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që tregon se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë krim i kryer nga ana ime”, ka thënë ai.
Ka shtuar se pjesëmarrja e tij në luftë nuk ka lindur për shkak të dëshirës së tij për konflikt.
Veseli ka thënë se edhe ai ka dashur një jetë të thjeshtë.
“E vërteta e asaj që po ndodhte tashmë dihet botërisht. Serbia dhe Millosheviqi kërkonin kontrollin mbi gjithë popujt e ish-Jogusllavisë. Unë jam larguar nga Kosova, ka qenë i detyruar. Por derisa unë jetoja në një vend të lirë, vendi im po përballej me vuajte të thella. Shqiptarët në Kosovë nuk mund të jetonin lirshëm”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur Masakrën e Likoshanit dhe vrasjen e familjes Jashari në Prekaz.
Veseli ka deklaruar se nuk mund të qëndronte indiferent derisa populli po përballej me robëri.
Ai ka thënë se qëllimin e kishte të qartë, të kontribuonte për lirin e vendit pa i bërë padrejtësi askujt.
“Krijimi i kësaj gjykate dhe funksionimi i saj është rezultat i një debati të gjerë në vendin tim. Por ajo çka duhet të dalë nga kjo është paanshmëria. Unë qëndroj në këtë proces me bindje se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia. Drejtësia mund të vonohet por nuk mohohet kurrë. Kam vepruar me këtë bindje dhe unë e di kush jam, unë e di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Ndërgjegjja ime është e pastër”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se të gjithë janë qenie humane dhe se besimi i tij te e vërteta dhe drejtësia mbetet i palëkundur.