Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Vuçiqit, Kurti do të dramatizojë çdo çështje dhe do të bërtasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pres që ai [Kurti] të dramatizojë dhe të bërtasë, ndërsa unë i them të qetësohet. Pastaj ai do të dalë dhe do të thotë se çfarë ka bërë 'Putini i vogël', asgjë e re. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. A pres konkluzione të mëdha? Jo, nuk pres”, ka deklaruar Vuçiq, raporton "Tanjug".
Kurti e Vuçiq pritet të mbajnë takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e më pas një takim të përbashkët.