Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur për Kosovën në një intervistë për “Informer”, ka deklaruar se sot Serbia do të kishte arsye për të hyrë në luftë, por ka theksuar se mbetet një njeri i përkushtuar ndaj paqes.
Sipas tij, Serbia sot është shumë herë më e fortë sesa para 15 vjetësh, duke theksuar se kapacitetet mbrojtëse të vendit janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani jemi shumë më të fortë dhe pikërisht për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi”, ka thënë ai.
Vuçiç theksoi se fuqizimi i Ushtrisë së Serbisë është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve të vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes. Sipas tij, vendi zotëron sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake moderne, duke shtuar se Serbia ka siguruar edhe armë të avancuara nga Izraeli, çka ka rritur ndjeshëm gatishmërinë luftarake.
Duke folur për Kosovën, ai u shpreh se ajo është rikthyer në tryezën e negociatave. Megjithatë, Vuçiqi nënvizoi se nuk ka ndërmend ta çojë vendin në luftë dhe se mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit.
“Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai tregoi se do të zhvillojë një vizitë në Kinë të cilën e vlerësoi si “më të rëndësishmen në karrierën e tij politike”.