Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën

vuciq sorensen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pritur të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, me të cilin ka diskutuar për çështjet që rëndojnë marrëdhëniet në rajon.

Në një postim në Facebook, Vuçiq ka thënë se gjatë takimit janë shkëmbyer mendime mbi situatën aktuale në Kosovë, “me fokus të veçantë në sigurinë e popullit serb dhe pasigurinë në të cilën ata jetojnë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Vuçiqit, masat e njëanshme të Kosovës, si dhe zbatimi i rregulloreve pa respektuar rrethanat në terren dhe pa marrëveshje në Bruksel, krijojnë presion serioz mbi popullin serb dhe institucionet serbe në Kosovë.

Vuçiq shtoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si rruga e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Ai tha se ka kërkuar angazhimin konkret të aktorëve në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai, po ashtu, paralajmëroi se "veprimet e njëanshme nga Prishtina" rrisin tensionet dhe cenojnë stabilitetin e brishtë në terren, duke dëmtuar procesin e dialogut.

"Kam përsëritur se angazhimi i fortë dhe i vazhdueshëm i BE-së është thelbësor për të parandaluar aktivitete të tilla dhe për të siguruar që asnjë veprim të mos ketë për qëllim pengimin e dialogut, por, përkundrazi, krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qetë dhe konstruktiv", shkroi Vuçiq në rrjetet sociale.

Muajin e kaluar, Sorensen ishte në Kosovë ku u prit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas atij takimi, Qeveria njoftoi se kishte marrë vendim për ofrimin e disa lehtësirave të përkohshme për qytetarët serbë në Ligjin për të huajt.

Një ditë më herët, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut, Kurti tha se institucionet e shtetit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se asamblistë, drejtor e kryetar komune në veri të Ibrit mund të bëhen vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.