Në kuadër të përgatitjeve për samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mbrëmjen e së enjtes ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Avioni i Zelenskyt mbërriti në kryeqytetin e Shqipërisë rreth orës 22:00, pas fluturimit nga Turqia, aty ku presidenti ukrainas zhvilloi një takim me homologun Rexhep Taip Erdogan, ka raportuar A2News.
Nga Ankaraja para nisjes për në Tiranë, Zelensky falenderoi presidentin e Turqisë për bisedimet e tyre dhe tha se Erdogan e njohu Krimenë si territor ukrainas, duke e përshkruar këtë si një “sinjal shumë të rëndësishëm dhe një shenjë të mbështetjes politike”.