Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka zgjatur orarin e punës për disa shërbime komunale, siç thuhet për shkak të fluksit të shtuar gjatë sezonit veror numrit të madh të bashkatdhetarëve nga diaspora.
Në njoftimin e Komunës thuhet se duke filluar nga data 8 korrik 2024, orari i ri i punës në disa prej sporteleve do të jetë nga e hëna në të premten, prej orës 08:00 deri në 17:00.
“Sportelet që do të punojnë me këtë orar të zgjatur janë: Komuna e vjetër: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, Komuna e re: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, bashkësia lokale – Lagjja e Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.
Ky vendim thuhet se synon të përmbushë kërkesat e qytetarëve për dokumente dhe shërbime administrative, siç theksohet, duke ofruar kohë shtesë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’i kryer punët e tyre gjatë kësaj periudhe.