Një zjarr i madh ka përfshirë në mbrëmjen e të enjtes tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Flakët u përhapën masivisht. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Pas më shumë se dy orësh në flakë, në treg gjithçka duket e shkrumbuar.
Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Tirana, Elbasani, Vora dhe ushtria janë aktivizuar për të vendosur flakët nën kontroll.