Arbëri

Zyrtare, Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Foto: Alban Bujari

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.

“Në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrulla Çeku”, ka thënë kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.  

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e ka quajtur Çekun njeri të “kulturës e patriot”.

“Me Hajrulla Çekun do ta bëjmë një qytet që do të hyjë në hartën e kryeqyteteve e Evropës, në të cilin njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë dinjitetshëm”, ka thënë Kurti.

LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.