Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040

vetura

Veturat janë rritur mesatarisht 1.2 cm më të gjata, 0.5 cm më të larta dhe 0.5 cm më të gjera çdo vit që nga viti 2000, ka zbuluar analiza e automjeteve të reja të shitura në Evropë, në atë që grupet e gjelbra e quajnë “zmadhim i pamëshirshëm i veturave”, shkruan The Guardian.

Sipas organizatës “Transport & Environment” (T&E), rritja e përmasave të automjeteve ka vazhduar me ritëm të qëndrueshëm gjatë dy dekadave e gjysmë të fundit. Kjo prirje rrit rrezikun e vdekjeve në aksidente dhe shton emetimet që dëmtojnë shëndetin dhe kontribuojnë në ngrohjen globale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zmadhimi i veturave po i frustron edhe shoferët. Qytetet pritet të humbasin 8.5 deri në 14 për qind të parkingjeve deri në vitin 2040 nëse ky trend vazhdo. Londra dhe Berlini parashihen të humbasin rreth 100 mijë parkingje secila.

Lucien Mathieu, analist në “T&E” dhe autor kryesor i raportit, ka thënë se “trendi dramatik” kishte pasoja serioze për sigurinë publike dhe erozionin e hapësirës urbane.

“Ky zmadhim i pamëshirshëm i veturave nxjerr në pah një pyetje kritike: ku ndalemi? Trendi linear është kaq i qartë”, ka thënë Mathieu.