Basketboll

Basketboll, zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Trepçës

KB Trepça

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, më 2 korrik në Lozanë të Zvicrës do ta mësojë kundërshtarin e parë të fazës kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kundërshtarë të mundshëm të Trepçës janë: Bakken Bears, Heroes Den Bosch, Kalev/Cramo, Kutaisi 2010, Patrioti Levice, Petrolina AEK Larnaca dhe Rilski Sportist.

Për kampionen Trepçën është viti i dytë rresht që do ta përfaqësojë Kosovën në fazën kualifikuese të Championist në basketboll.

Synimi është kualifikimi në fazën e grupeve të Championsit.