Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Edhe Ylli e shkarkon trajnerin

Paco Olmos

Paco Olmos nuk është më trajner i Golden Eagle Yllit.

Klubi suharekas njoftoi të hënën se e ka shkarkuar spanjollin “pas ecurisë negative në Superligë”.
Ylli të dielën u mposht thellë nga Bashkimi në Prizren, ndërsa të enjten e fitoi Ligën Unike.

Olmos për herë të dytë punoi në Kosovë. Vjet e drejtoi Sigal Prishtinën.

Olmos ishte trajneri i katërt i Yllit këtë edicion. Tani do ta emërojë të pestin.