Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitore e rëndësishme e Sigal Prishtinës në “Karagaçi”

Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka realizuar fitore në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe ka fituar pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll, “bardhekaltrit” e fituan me rezultatin 89:75. 

Por sfida ishte shumë interesante dhe thuajse e niveluar gjatë gjithë kohës. 

Çerekun e parë mysafirët e fituan me rezultatin 23:16, kurse periudha e dytë i takoi klubit pejan, 25:18. 

Pjesa e parë u mbyll baras 41:41. 

Edhe Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe Basketboll 2 muaj më parë Trepça fiton ndeshjen dramatike në Pejë, kualifikohet në finalen e madhe

Dramatike ishin edhe 20 minutat e fundit të ndeshjes. Periudha e tretë u takoi “bardhekaltërve” 23:20. 
Peja u kthye në lojë afro 7 minuta para fundit dhe kaloi me dy pikë epërsi, 70:68. 

Por, për shkak të gabimeve nuk e shënoi më asnjë pikë për tre minuta. Këtë e shfrytëzoi ekipi kryeqytetas që në fund fitoi me pesë pikë dallim. 

Deondre Burns ishte i pandalshëm te Sigal Prishtina. Ai në fitore i pati 32 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime. Edhe Valmir Kakruki pati paraqitje të mirë, me 14 pikë, shtatë kërcime e tri asistime. 
Cesare Edwards te Peja u dallua me dyshifror të dyfishtë prej 19 pikëve, 13 kërcimeve e dy asistimeve.  

Për Sigal Prishtinën ishte fitorja e parë pas dy disfatave rresht, ndërsa tani e shmang pozitën e fundit. Në vendin e gjashtë, Sigal Prishtina është ngjitur me 36 pikë, dy më shumë se Vëllaznimi që bie në vendin e fundit. Sigal Prishtina i ka 10 fitore e 16 humbje. 

Peja mbetet me 37 pikë në mesin e tabelës, pas 11 fitoreve e 15 humbjeve. 

Edhe Trepça humb pas një kohe shumë të gjatë Basketboll 2 muaj më parë Trepça humb pas një kohe shumë të gjatë

Deri në fund të kampionatit të rregullt kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, Sigal Prishtina në shtëpi luan ndaj Vëllaznimit dhe në udhëtim te Trepça. 

Ndërkohë, Peja e pret Bashkimin dhe udhëton te Vëllaznimi.