Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitorja e 19-të rresht për Trepçën

Trepçën

Trepça e ka shënuar fitoren e 19-të rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën pasdite, skuadra mitrovicase fitoi në “Mizahir Isma” ndaj Rahovecit 029 me rezultat 97:84.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendasit ishin në epërsi në fund të çerekut të parë dhe të dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte barabartë, por “xehetarët” shpërthyen në çerekun e fundit për ta fituar ndeshjen e xhiros së parafundit, përkatësisht të 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sek Henry me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime dhe Drilon  Hajrizi me 18 pikë, 10 kërcime e pesë asistime u dalluan te Trepça.

J’von McCormick ishte më i miri te rahoveci 029 me 20 pikë, nëntë asistime e tetë kërcime. 22 pikë, pesë kërcime e tri asistime i kishte Kentrell Pullian.

Trepça është lidere me 51 pikë. Ka 24 fitore e tri humbje.

Rahoveci 029 ka bilanc prej nëntë fitore e 18 humbje.