Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar të mërkurën për transferimi e një tjetër basketbollsiti.
Klubi pejan njoftoi se e ka transferuar qendrën amerikane, Cesare Edwards.
Edwards i gjatë 207 centimetra, në sezonin e kaluar luajti për Georgia St. University në NCAA1.
Ai pati mesatare prej 16.4 pikëve dhe 7.2 kërcimeve për ndeshje.
Me trajnerin Greg Gibson, KB Peja ka njoftuar po ashtu se do ta nis fazën përgatitore më 25 gusht.