Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Maxhuni prej më të mirëve te Finlanda në ndeshjen ndaj Serbisë

Edon Maxhuni

Fundori Edon Maxhuni ishte prej më të mirëve te Finlanda në ndeshjen e së premtes ndaj Serbisë.

Maxhuni i realizoi 15 pikë, ndërsa i kishte edhe shtatë asistime e tri kërcime. Ai luajti 29 minuta, ndërsa Finlanda humbi në Espoo me rezultat 105:95.

Ndeshja i takoi kualifikimeve për Eurobasket 2025.

Ndonëse po paraqitet në kualifikime, Finlanda është e kualifikuar si nikoqire.