Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandiq: Deklarata e Paunoviqit tregon se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur

Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiqi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Kandiq, përmes një postimi në rrjetin social X, theksoi fillimisht se ministrja Paunoviq është nga Peja.

“Ajo e di shumë mirë se më 27 mars 1999, policia serbe dëboi pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare nga Peja. Njerëzit u larguan në këmbë në kolona drejt Malit të Zi, ndërsa me autobusë u deportuan në Shqipëri. Ajo i njeh gjithashtu krimet në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq, ku civilët u vranë dhe trupat e tyre u dogjën. Ajo i di të gjitha këto, por megjithatë e paraqet publikisht spastrimin etnik si një zgjidhje të dëshirueshme politike dhe shpreh keqardhje që ai nuk u zbatua në vitin 1998”, ka shkruar Kandiqi.

Ajo shtoi se deklaratën e Paunoviqit nuk e sheh si një qëndrim për të kaluarën, por si një mesazh se ajo ideologji nuk është braktisur.

Më herët, pasi Qeveria e Kosovës ia ndaloi përgjithmonë hyrjen në Kosovë dhe e shpalli person “non-grata”, Kandiqi e cilësoi këtë si një vendim të drejtë.

Ajo kërkoi gjithashtu që shërbimet financiare të Qeverisë së Serbisë të verifikojnë dhe të informojnë publikun nëse ministrja Paunoviq ka marrë kompensime për shpenzime të pretenduara të udhëtimit nga Peja në Beograd dhe anasjelltas. Nëse rezulton se ka përfituar mjete të tilla, sipas Kandiqit, duhet të bëhet publike shuma e marrë nga buxheti dhe ajo të mbahet penalisht përgjegjëse.

Edhe Deklarata fashiste e ministres serbe dënohet nga BE-ja, Kosova dhe një pjesë e opozitës në Serbi Arbëri 1 d. më parë Deklarata fashiste e ministres serbe dënohet nga BE-ja, Kosova dhe një pjesë e opozitës në Serbi

Në një tjetër postim në X, Kandiqi shkroi se “serbët që kanë punuar në institucione mendojnë njësoj si ministrja Paunoviq, por familjet e viktimave – me përjashtim të atyre që janë anëtarë të SNS-së ose kanë përfituar pozita – si dhe një pjesë e serbëve të zhvendosur nga Gjakova, Prizreni, Peja dhe fshatrat e përziera, nuk ndajnë të njëjtin qëndrim”.

Ajo kujtoi edhe largimin e serbëve nga Gjakova pas luftës.

“Më kujtohet kolona e serbëve nga Gjakova. Në një moment, kur kolona ndaloi për të pushuar, iu afrova një burri të ri që ishte me familjen dhe e pyeta pse po largohej. Ai m’u përgjigj: ‘Kam qenë me uniformë. E di sa shqiptarë janë vrarë në Gjakovë. Nuk mund të qëndroj’. Sot në Gjakovë jeton vetëm një grua serbe, e vendosur dhe e guximshme për të jetuar në qytetin e saj”, ka shkruar Kandiq.

Lexo përditësimet tjera
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Sveçla kërkon reagim konkret e më aktiv të Shqipërisë kundër deklaratës së ministres serbe

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka kërkuar reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave...