Katër basketbollistë të huaj të Partizanit të Beogradit ishin pjesë e një incidenti të rëndë që ndodhi në natën mes të dielës e të hënës. Në incident dy persona kishin lëndime të lehta e njëri lëndime të rënda, njoftojnë mediumet beogradase.
Të përfshirë ishin amerikanët, Carlik Jones dhe Sterling Brown, kongolezi me pasaportë gjermane, Isaac Bonga dhe Frank Ntilikina, që ka pasaportë të Ruandës dhe Francës.
Haos ispred noćnog kluba "Bank" rano ujutru u ponedeljak pic.twitter.com/FBR7wbKMNR
“I kanë provokuar disa vajza që ishin në shoqëri me basketbollistët. Më duket se i kanë ofenduar edhe në baza racore, përkatësisht i kanë pyetur vajzat se çka duan me zezakë. Më pas dolën nga klubi dhe i pritën basketbollistët. Jashtë ndodhi një rrahje masive”, ka thënë një dëshmitar për “Sportal”.
Në video të publikuara shihen basketbollistët duke u rrahur me personat që i sulmuan. Njëri prej basketbollistëve e godet me shishe në kokë njërin prej sulmuesve që bie në tokë. Është raportuar që basketbollisti që goditi me shishe në kokë sulmuesin ishte amerikani Carlik Jones.