Në Tiranë të mërkurën e të enjten zhvillohet “Final 4” i Ligës Unike për basketbollistë.
Ndeshjet zhvillohen në palestrën “Feti Borova”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën prej orës 16:00 është gjysmëfinalja e parë në mes të Pejës dhe Vëllaznimit. Ndërkohë të mërkurën prej orës 19:00 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Besëlidhjes dhe Golden Eagle Yllit.
Të enjten prej orës 15:00 është ndeshja për vend të tretë, kurse prej orës 18:00 zhvillohet finalja.
Ky edicion i Ligës Unike ishte goxha i zbehtë. U zhvillua në hije të garës shumë interesante në Superligën e Kosovës. Megjithatë shpresohet se ndeshjet për trofe të jenë interesante.