Basketboll

Peja e luan në Kroaci ndeshjen e dytë të ENBL-së

KB Peja

Skuadra e basketbollit Go+ Peja e luan të mërkurën mbrëma ndeshjen e dytë në kuadër të ligës ndërkombëtare, ENBL.

Në Kroaci, nga ora 20:00, Peja përballet me skuadrën Dubrava. 

Peja tashmë ka debutuar në “European North Basketball League”. Më 14 tetor e priti skuadrën Riga Zelli nga Letonia. Në Prishtinë, Riga fitoi 83:72.

Edhe Dubrava e ka një humbje. Pësoi 83:82 nga skuadra bullgare, Spartak Pleven.
Pjesë e ENBL-së, por në grup tjetër, është edhe Sigal Prishtina.
Ky është edicioni i pestë i ENBL-së. Marrin pjesë 26 skuadra të ndara në tri grupe.