Në praninë e 11 mijë shikuesve, Turqia e mposhti Letoninë. Ndeshja e së mërkurës në Riga i takoi ditës së parë të Eurobasketit.
Turqia fitoi me rezultat bindës, 93:73.
Kenan Spahiu (Sipahi) dhe Erxhan Osmani ishin prej lojtarëve më të mirë te Turqia.
Prishtinasi Sipahi e udhëhoqi Turqinë me 19 pikë, katër kërcime e tri asistime. I kishte statistikat më të mira te Turqia.
Startoi edhe Erxhan Osmani që i realizoi vetëm katër pikë. Por ai mori vlerësime maksimale për lojën në mbrojtje, përkatësisht që e ndali yllin e Letonisë, Kristaps Porzingis.