Trepça ka reaguar me përforcim pas telasheve me fondin e lojtarëve.
Kampionia e Kosovës në basketboll të dielën e ka prezantuar amerikanin Akil Vining, që luan si fundor.
Vining deri më tani ishte në Izrael, te skuadra Hapoel Beer Sheva. Një edicion si profesionist e kishte edhe në Suedi tek Jamtland.
Për Hapoel Beer Shevan i ka luajtur shtatë ndeshje.
Trepça së fundi ka pasur telashe me fondin e lojtarëve për shkak të lëndimeve të shumta. Dhe ka vendosur të reagojë me një tjetër basketbollist amerikan.
Vining është 26-vjeçar dhe i gjatë 188 centimetra.