Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça, ka vazhduar formën e lartë.
Të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në praninë e një numri shumë të madh shikuesish, fitoi përballë Pejës me rezultatin 86:78.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe tani është në epërsi 1:0 në serinë gjysmëfinale të plejofit të elitës së basketbollit kosovar.
Trepça e vërtetoi epitetin e favorites. Ndonëse ishte në vështirësi në disa periudha të ndeshjes, ia arriti që të shkëputet në minutat e fundit në rezultat, për t’iu gëzuar fitores së radhës.
Trepça i fitoi dy çerekët e parë, 24:21 dhe 24:16, ndërsa shkoi në pushim me 11 pikë dallim.
Pejanët u afruan në shtatë pikë pas periudhës së tretë që përfundoi 17:13 në të mirë të mysafirëve.
Tetë minuta para fundit, Peja madje u afrua edhe deri në tri pikë, 65:62 dhe 78:75, dy minuta pa përfunduar i gjithë dueli.
Por pasuan disa përfundime të suksesshme të aksioneve të Trepçës së udhëhequr nga trajneri Adis Beqiragiq dhe gabime të Pejës, që ndikuan në rezultat.
Dardan Kapiti i kishte statistikat më të mira në fitoren e Trepçës me dyshifror të dyfishtë prej 12 pikëve e 11 kërcimeve. Ai i shtoi edhe dy asistime.
Lojë të mirë pati edhe Drilon Hajrizi. Hajrizi e mbylli ndeshjen me 17 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. Ja’cori Payne i shtoi 13 pikë në fitore.
Te Peja u dallua kapiteni Dardan Berisha me 19 pikë, pesë asistime e katër kërcime.
Në stinorin e rregullt të Superligës, skuadra mitrovicase i pati 25 fitore. Të enjten e shënoi fitoren e 21-të rresht. Për herë të fundit, Trepça është mposhtur më 7 dhjetor nga Vëllaznimi. Një humbje e kishte edhe nga Bashkimi e një tjetër nga Peja.
Peja stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e pestë me 11 e fitore e 17 humbje, ndërsa në gjysmëfinale kaloi pasi e eliminoi Golden Eagle Yllin me rezultatin 2:1 në seri.
Ndeshja e ardhshme luhet të dielën nga ora 19:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Skuadra që i shënon tri fitore avancon në finale.