Pikët e shënuara nga Darnell Edge 19 sekonda para fundit, ia dhanë epërsinë Trepçës, 86:85.
Sigal Prishtina nuk arriti që të shënojë në aksionin vijues me Donte Clarkun. Në sulm kërceu Derrick Wilson që tentoi për tri pikë, por nuk ishte i saktë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe pikët e Edget dolën të ishin vendimtare në fitoren e Trepçës të enjten mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.
“Xehetarët” tani kanë epërsi 2:0 në serinë e gjysmëfinales së plejofit.
Skuadra që shënon tri fitore avancon në finale.
Do të luajë me fituesin e ballafaqimit mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Edhe skuadra suharekase, Ylli, ka epërsi 2:0 në serinë e gjysmëfinales.