Njëri prej basketbollistëve më cilësorë në ligën NBA, Giannis Antetokounmpo, e ka kritikuar babain e Tyrese Haliburtonit.
Ai ka thënë se babai i Haliburtonit nuk ka shfaqur aspak respekt. Kjo dyshe ishte përfshirë në një diskutim të ashpër pasi Indiana Pacers e fitoi serinë finale të raundit të parë të plejofit.
Pacersi e siguroi avancimin në gjysmëfinale të ligës NBA pas fitores 119:118 të martën pas mesnate.
Haliburton shënoi 1.3 sekonda pa përfunduar ndeshja për fitoren e Indiana Pacersit.
Pas fitores, tifozët hynë në fushë e bashkë me ta edhe babai i Haliburtonit.
Ai mbante në dorë një peshqir që kishte fytyrën e djalit të tij.
Antetokounmpo pas ndeshjes ka menduar se është ndonjë tifoz, ndërsa më vonë e ka marrë vesh se ka qenë babai i baskethollistit.
“E dua Tyresen. Ai është lojtar shumë i mirë. Babai i tij erdhi para meje dhe më shfaqi peshqirin me fytyrën e djalit të tij, duke thënë: Kjo është çfarë ne bëjmë. Ne e bëjmë këtë”, ka deklaruar Antetokounmpo.
“Mendoj se kjo gjë është shumë, shumë jorespekt”.
Haliburton ka thënë se ai nuk ka ditur asgjë për veprimet e babait të tij. Më pas ka kërkuar falje.
Indiana Pacers në gjysmëfinale të konferencës do të luajë ndaj Cleveland Cavaliersit.
Me rezultatin 4:1 në gjysmëfinale ka avancuar edhe kampioni në fuqi, Boston Celtics.
Celtics në ndeshjen e pestë fitoi me rezultatin 120:89 ndaj skuadrës Orlando Magic.
Jayson Tatum i shënoi 35 pikë, 10 asistime e tetë kërcime.
Kundërshtari i radhës do të jetë New York Knicks apo Detroit Pistons.
Denver Nuggets ndërkohë fitoi 131:115 ndaj Los Angeles Clippers në ndeshjen e pestë dhe është duke udhëhequr 3:2.
Fituesi do të përballet me Oklahoma City Thunderin në raundin tjetër.