Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli ia beson Endrit Elshanit drejtimin e ekipit

Endrit Elshani

Golden Eagle Ylli do të udhëhiqet deri në fund të këtij edicioni në basketbollin kosovar nga trajneri Endrit Elshani.

Trajneri Elshani zëvendëson trajnerin e shkarkuar të hënën, Paco Olmos. Olmos u shkarkuar për rezultate negative. 

Ylli të dielën u mposht thellë nga Bashkimi në Prizren, ndërsa të enjten e fitoi Ligën Unike.

“Me shumë besim dhe zemër, klubi ynë i beson drejtimin e ekipit Endrit Elshani deri në përfundim të këtij sezoni. Është momenti të jemi të gjithë bashkë. Për klubin, për fanellën, për njëri-tjetrin! I urojmë Endritit shumë suksese – ne besojmë! Na duhet përkrahja e secilit prej jush në çdo hap!”, shkruan në njoftimin e Yllit.