Enver Hasani: Albin Kurti anti-amerikanizmin e ka bindje
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë një interviste në emisionin e Betimit për Drejtësi, ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se “anti-amerikanizmin e ka bindje”.
Në emisionin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova”, Hasani tha Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë.
“Sa i përket profilit psikologjik dhe ideologjik do të thotë Albin Kurtin unë e kam përcjellë një kohë, kam pas edhe muhabet të afërt do të thosha për disa vite dhe e kam lexu, e kam përcjell dhe z. Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë me kuptim mbi të gjitha anti-amrikanizmin, e ka bindje”, shprehet Hasani.
“Do të thotë ai dhe një rreth i caktum i njerëzve që i njoh- literatura që lexojnë, diskursin që kane zhvillu dhe e zhvillojnë është do të htotë… se antiimperializmi ka lloj-lloj rrymash ideologjike siç quhet ajo fryma Seatel”, thotë Hasani.
Sipas Hasanit, Kurti bindjet e veta i ka fshehur me qëllim që t’i ruajë votat.
“Por ky i takon rrymës së ekstremit të majtë që ndryshon sepse ajo është bindje dhe ai këtë vazhdon ta fshehë dhe e ka fshehur prej kohës që vjen në pushtet duke e ditur sentitmentin e përgjithshëm të popullit të Kosovës me qëllim ta ruajë votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime dhe deri ku të shkon – ecën, vazhdon dhe një moment e kupton që megjithatë edhe ideologjia i ka kufijtë e vetë”, përfundoi Hasani.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Enver Hasani tregon dallimet në mes të Ibrahim Rugovës dhe Albin Kurtit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë një interviste për Betimin për Drejtësi foli për dallimet në mes të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Dallimi është si nata me ditë, do të thotë diametralisht i kundër”, përshkroi Hasani.
Hasani për Rugovën tha se ishte intelektual.
“Rugova ka qenë intelektual do të thotë i krahasim, burrë i jashtëzakonshëm do të thotë i pakrahasueshëm. Po t’i lexosh veprat e tij, unë kam shkruar për një botim që tash është botuar nga Fondacioni Ibrahim Rugova për përfaqësimin politik të konceptit të tij tek vepra e “Refuzimit estetik”, fillimisht si shkrim e pastaj edhe si libër; është doktroina e Abatit e doktrinarëve liberal-racionale do të thosha të Revolucionit Francez ajo që më vonë është quajt Grupi i Kopetit dhe rrugëtimi i tij, aspecializimi i tij ta zë në Francë që është manifestuar çdo vepër të tij letrare e ka bë atë edhe një grup shumë të vogël në Prishtinë që të dallohet prej të gjithë atyre që e kanë kultivuar”
Ndërsa për Kurtin, Hasani tha se ka formim të kufizuar të shkencave shoqërore.
“Ndërkohë që Kurti shihet qartë që ka formim të kufizuar të shkencave shoqërore. Shumë të kufizuar. Edhe ai diskurs, ajo dije që mund të shihet nga ne në aspektin, përgjithësisht po e marr normaliteti është më shumë pjesë që shpesh e them dije Wikipedike. Nuk është sistemike. Është dije që bëhet më shumë për me i impresionu të tjerët se sa që është dije e thellë. Po e fus aty se kam ni duke fol edhe për histori të artit edhe histori të Rilindjes që do të thotë janë shkenca që është dije shumë ma shumë e cektë”, përfundoi Hasani.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Enver Hasani tregon pse Hashim Thaçi u largua nga Rambujeja në shenjë proteste
Gra shtatzëna, burra, fëmijë e pleq po masakroheshin. Por, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u organizua konferenca e famshme e Rambujesë, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Delegacioni shqiptar ishte i përçarë për shkak të marrëveshjes së propozuar në tavolinë që përfshinte autonomi të gjerë për Kosovën, por jo pavarësi.
Kundër kësaj marrëveshje ishte drejtori politik i UÇK-së atëkohë, Hashim Thaçi, që u largua në shenjë proteste nga kështjella e Rambujesë dhe bëri që diplomatët perëndimorë të kuptonin se pa UÇK-në në tavolinë, marrëveshja nuk kishte legjitimitet.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tregoi pse Thaçi u largua nga Kështjella e Rambujesë.
“z.Thaci iku për shkak se ai nuk ishte vetvetja. Do të thotë ishte e thjeshtë ajo punë. Komandant e shihni edhe dëshmitë në Hagë që kanë qenë akterët, por real qashtu ka qenë. Sepse unë e kam pa se s’guxonte për shkak se kishte prej z.Demaci ndjesë pastë e prej tjerëve që nuk duhej të pranonte kurrgjë jashtë pavarësisë dhe ajo është arsyeja që ai ka shkuar atje për me e gjetë një konsensus. Dhe ajo ka qenë arsyeja pse në parim është pranu në Paris për me e ba një konsultim me komandantët e zonave”,
Në këtë moment kritik për historinë e Kosovës, sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright bashkëpunoi ngushtë me Hashim Thaçin.
Paralelisht, edhe pala serbe po e refuzonte propozimin për marrëveshje ku parashihej autonomi për Kosovën.
Në koordinim me sekretaren Albright, Hashim Thaçi arriti të marrë premtimin amerikan se në këtë situatë nënshkrimi i marrëveshjes nënkuptonte ndërhyrje të NATO-s dhe tërthorazi i ishte premtuar edhe pavarësia e Kosovës.
“Po, pa asnjë diskutim. Ajo e përmendi your dreams- andrrat e juaja ju nuk duhet me i braktisë. Ai ishte mesazh diplomatik. Kështu dicka në Rambuje po me duket po e shoh zonjën Albright”, përfundoi Hasani.
Arbër Vllahiu: SHBA-ja nuk kërkon vasal në Kosovë, por partner të besueshëm
Ish-ambasadori i Kosovës në Republikën Çeke, Arbër Vllahiu, gjatë një interviste për Betimin për Drejtësi, foli rreth raportit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vllahiu tha se SHBA-ja nuk kërkon nga Kosova të jetë vasale e vetja, por partneritet në momente të caktuara.
Sipas Vllahiut SHBA-ja nuk është vetëm fasadë, por edhe kontribuuese në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
“Unë besoj që SHBA nuk kanë qenë aty për të na thënë se ne jemi vetëm fasadë e juaja, SHBA-ja nuk ka qenë me Kosovën vetëm në një fushë, kanë qenë në secilën pjesë. Ju jeni këtu në Betimi për Drejtësi, ju e dini më mirë se unë në aspektin ligjor – kushtetues, juridik në përgjithësi, se sistemin juridik gjyqësor në Kosovë e kanë ndihmuar SHBA-ja dhe ndërtimin e sistemin e drejtësisë, e kanë ndihmuar SHBA-ja dhe kushtetutën e Kosovës e kanë shkruar ekspertët amerikanë… edhe të gjithë strukturën e Kosovës qëndron një shtyllë e SHBA-së. Popujt e vegjël nuk mund ta kenë luksin të ndërtojnë partneritete në momente të caktuara. SHBA-ja nuk ka kërkuar prej neve vasal, SHBA-ja ka kërkuar prej neve partneritet, por partner të besueshëm dhe të parashikueshëm, jo partner ku munden në momente të caktuara ta kthejnë shpinën siç kanë qefin. Ose je partner i besueshëm, ose je partner jo i besueshëm”, ka thënë Vllahiu.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Miftaraj: Eksponentë politikë në Kosovë sulmuan institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe ekonominë e tregut
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, gjatë një interviste për “Betimin për Drejtësi” ka thënë se eksponentë politikë, po sulmojnë shoqërinë civile dhe mediat.
Përmes një paraleleje, Miftaraj mori shembull Gjermaninë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore që u ndërtua suksesshëm duke ruajtur tri parime; institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe ekonominë e tregut.
“Mund të themi se pas përfundimit të luftës, shoqëria civile dhe mediat kanë luajtur rol proaktiv, duke kërkuar nga secila qeveri edhe para pavarësisë edhe pas, të ndërtohet një shoqëri që është e lirë nga korrupsioni, qeverisje e bazuar në sundim të ligjit, fatkeqësisht në pesë vjetët e fundit, mediat dhe shoqëria civile janë cak i sulmeve, nga eksponentë politikë, për shkak të politikave të gabuara, dështimeve të tyre, mundohet ta gjejnë fajtorin tek palët e tjera, tek shoqëria civile, media, në këtë drejtim nëse marrim shembuj tjerë në botë pas luftës së dytë botërore, shtetet që kanë kaluar nëpër të njëjtat faza… por edhe në eksportim të vlerave demokratike, mund ta marrim shembull Gjermaninë Perëndimore, në bazë të analizave… është shembull i qeverisë së mirë, është bazuar kryesisht në tri parime kryesore, parimi i parë: institucionet e pavarura që e kanë ruajtur pavarësinë e tyre nga partitë politike, parimi i dytë: aktivizmi i shoqërisë civile, parimi i tretë: një ekonomi e tregut ku Gjermania e dimë që është prijetare në këtë pjesë të Evropës”, është shprehur Miftaraj.
Sipas Miftarajt, këto tri fusha janë sulmuar nga eksponentë politikë në Kosovë.
“Fatkeqësisht në pesë vjetët e fundit, ka investuar politika mu në këto tri fusha në një shoqëri demokratike mund të jenë vendimtare për të siguruar qeverisje të mirë në sundim të ligjit. Nëse na kujtohen sulmet politike ndaj institucioneve të pavarura, përfshi gjykatën kushtetuese, gjykatat e rregullta, prokurorinë… shohim se në këtë pjesë Kosova ka bërë regres të jashtëzakonshëm. Sulmet ndaj shoqërisë civile, mediave, përmes pjesëmarrjes aktive, ka bëjë përpjekje të ruajë vlera e parime… siç është marrëveshja për stabilizim asocim”, ka thënë Miftaraj.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Si arriti Kosova gjatë viteve 90’ta, pa shtet, ta marrë mbështetjen e senatorit Bob Dole?
Lidershipi kosovar i viteve 90-ta, pa ambasadë në Uashington, derisa po përballeshin me zullumin e regjimit të Millosheviqit, kishte arritur që paraprakisht ta sillte në Prishtinë një prej figurave më të rëndësishme politike në Amerikë.
Senatori Robert Joseph Dole, i njohur si Bob Dole, vizitoi Kosovën për të parë nga afër vuajtjet e shqiptarëve nën Jugosllavi.
Protestat popullore jashtë Hotelit Grand dëgjoheshin brenda diskutimeve të lidershipit kosovar me senatorin amerikan Bob Dole.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e kishte quajtur senatorin Dole “Engjulli Gabriel” për shqiptarët e Kosovvës.
“E kam quajtur “Engjulli Gabriel” për faktin se vizita e tij e përçoi një mesazh dhe tonet e murrën një mesazh. Ai përçoi një mesazh për Serbinë dhe popullin e Kosovës dhe një mesazh e mori lidershipi i Kosovës shumë serioz i asaj kohe. Ju e keni pa në qoftë se hyni në internet janë incizimet; ai thotë se a pajtoheni ju me këto që i dorëzoi Rugova, ndjesë pastë-dytë. Ai në emër të krejt intelektualeve, forcave politike-shoqërore-intelektuale të Kosovës parashtroi qëndrimin. Atëherë ishte Jugosllavia akoma pa u prishur dhe ai e dha një pozicion dhe i thoshte të gjithëve që përputhej me atë që i thotë si quhej ai komunisti që ishte guvernator i Kosovës—Trajkoviq. Trajkoviqin e kishte vendosur Millosheviqi me e prit dhe i tha se demokracia do të vjen në Kosovë deshët ose s’deshët. Ai thoshte me cinizëm ‘edhe ne jemi për demokraci. I kemi dëgju ne ato “për sundim të ligjit” e do të thotë këndej dhuna ishte në maksimum. Ai mesazh ishte ky: që Kosova duhet të artikulojë që përputhet edhe me … që ma vonë i ka botu për shembull Warren Zimmermann ose James PardeW, ose Holbrooke, ose Medeleine Albright ose gjithë këta, ose Dioguard”, tha Hasani.
Derisa takimi po zhvillohej në Hotelin Grand, jashtë policia serbe mori një aksion për ta zmbrapsur masën.
Në mesin e protestuesve ishte edhe Faik Rexhepi që për dallim prej tjerëve s’luajti vendi, duke mundësuar realizimin e një fotografie epike për t’u skalitur përgjithmonë në vepër arti si histori për brezat e rinj.
Senatori Dole doli jashtë për t’i parë me sytë e tij këto skena dhune që po i bënte regjimi i Millosheviqit.
Bob Dole, atëkohë një prej figurave më të mëdha në Partinë Republikane, garoi në zgjedhje presidenciale të vitit 1996 kundër William Jefferson Clinton, edhe ky një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, i njohur si Bill Clinton.
Por si arriti Kosova pa institucione të njohura zyrtarisht të marrë mbështetje nga dy kandidatët për president në Amerikë?
Ndërsa sot, me ambasadë në Uashington, Kosova gjendet nën sanksione dhe penalizohet nga Amerika duke pezulluar dialogun strategjik, si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.
Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.