BETIMI PËR DREJTËSI

Prona e fshehur e krerëve të BIK-ut

Myftiu Tërnava dhe sekretari Ahmeti nuk e mbajtën në emër të tyre pronën milionëshe

Parcelë përbëhet nga rreth 4 hektarë tokë, apo rreth 40 mijë metra katror. Ndodhet në Lipjan, rrugës në drejtim të Komunës së Shtimes.

Sipas historiatit të pronës të Drejtorisë së Kadastrit në Lipjan, rezulton të jetë blerë nga Imer Sadriu.

Bartja në komunë është bërë në vitin 2006 bazuar në kontratën e shit-blerjes.

Mirëpo, pronari real i tokës dyshohet të mos ketë qenë vetë ai.

Imer Sadriu është vëllai i sekretarit aktual të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriut.

Prona e blerë prej katër hektarë, dyshohet në realitet të jetë blerë nga vëllai i tij, pra sekretari i BIK, Ahmet Sadriu bashkë me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

Me të pranuar këtë informacion, gazetarja e “Betimit për Drejtësi” duke u paraqitur në rolin e një investitori ka kontaktuar me vëllain e sekretarit të BIK, Imer Sadriun më 30 shtator.

Të njëjtit i është shprehur interesim për të blerë parcelën prej 4 hektarë.

 “Gazetarja: Ma herët të ka thirr vllau Altini për tokën në Shtime po e ka pas për mu. Ai më tha që ju i paskit edhe ju ose në emër të Tërnavës edhe vllaut edhe goxha do toka.

Sadriu: Po, po, po.

Gazetarja: Ku i keni këto toka, se unë e kom një biznes e jom e interesume me qel një fabrikë. Jom tu e kqyr qat terrenin qanej se pom konvenon, meqenëse keni bo ju ndërrim thash te di nëse oshtë mundësia prap me pas naj bashkëpunim.

Sadriu: Dëgjo, dëgjo, me ata që na jemi marrë vesh dhe është kry kjo punë, ata veç e kanë hap aty a je tu kuptu

Gazetarja: Po.

Sadriu: Kanë hapa ata biznes të vetin ata që e kanë ble para 4 vjete është kjo është në Gracë e kanë kry këta. Do me thanë na s’kem qasje kurgjo aty ata komplet e kanë marrë dhe kanë hap diçka. Çfarë fabrike doni me hap?

Gazetarja: Unë du me hap një për tesha me prodhu tesha, me eksportu. Me gra.

Sadriu: Eh valla”

Parcela për të cilën po flet Imeri, mohon të ketë qenë vetëm e tij.

Ai thotë se e kishte regjistruar në emër të tij, vetëm duke u thirrur nga fakti se ka banuar në fshatin Davidovc, në afërsi të fshatit Gracë e Vjetër, ku edhe gjendej parcela tash milionëshe.

“Gazetarja: E ajo tokë a u kanë e jotja a e Tërnavës a ti veç e ke pas në emër tonë?

Sadriu: Jo, dëgjo krejt u kanë në emër tem kanë qenë dy vetë vllau edhe Tërnava bashkë jon kanë, edhe unë, tre vetë jemi kanë.

Gazetarja: A tretë vetë?

Sadriu: Po, ama në emër temin ka qenë ajo masi kamë qenë unë këtë pjesë, ata kanë jetu në Prishtinë kështu që është dashtë dikush këtë pjesë me i pas.”

Pra, Imer Sadriu që dikur ishte mësimdhënës e tash në pension, pranon se në fakt ai ka qenë pronar me letra, mirëpo hisedar ishin edhe vëllai i tij dhe myftiu Tërnava.


Blerësi konfirmon se pronën e bleu nga myftiu Tërnava dhe sekretari Ahmeti

Për ta argumentuar këtë, “Betimi për Drejtësi” ka gjurmuar edhe në drejtim të blerësit të ri.

Në periudhën e pandemisë, në vitin 2020, parcela prej rreth 4 hektarë, ishte blerë nga Sadri Luma.

“Betimi për Drejtësi” ishte paraqitur më 10 tetor në biznesin e familjes së tij, që gjendet jo larg parcelës në fjalë.

Në këtë takim, ekipi ka biseduar me nipin e tij, djalin e vëllait.

Ai ka pranuar se parcela është blerë nga xhaxhai i tij në kohën e pandemisë.

 “Luma: Juve po ju intereson toka a?

Gazetarja: Unë e veta në fakt, këtë sekretarinë BIK-ut, vllaun e Imerit, a e keni ble prej Tërnavës edhe sekretarit? Qysh e ka emrin ky?

Luma: Po, po ajo pjesa oshtë ma knena, po ato jon nxan ato pjesa.

Gazetarja: 4 hektarë, ngom se unë e kom vetë qysh e ka sekretari i BIK emrin ky se po ja harroj?

Luma: I Prishtinës

Gazetarja:  Po i Prishtinës.

Luma: Mos jon të Davicovdit e të dalun në Shtime.

Gazetarja: Qëtu të Gracës jon.

Luma: Ah, po po tamon, tamon, tamon.

Gazetarja: Ajo toka u kanë e Tërnavës e myftiut dhe qëtij.

Luma:  Po

Gazetarja: Bash qajo katër hektarshja po më vyn mu. Se për qata ka fol, se nuk jom veç unë në këtë firmën, po ma lanë mu me ardh me i gjet kontaktet, me pa tokën që me ua përcjell e mandej me ardh tjetër kush.

Luma: Ajo tokë u shit, tash është veç nuk e shesin se njona pjesë është tu u maru një fabrikë e betonit, e kanë mush një pjesë me kamiona e sene, pjesë të kamionave.

Gazetarja: A se keni ma a?

Luma: Ja se kena ma. Tash i kena pak ma anena.

Gazetarja:  A krejt katër hektarë i keni shit a?

Luma: Katër hektar jon shit”.

Se prona është blerë prej tyre, e ka konfirmuar më pas edhe vetë blerësi, Sadri Luma.

Bazuar në historiatin e pronës, Luma rezulton ta ketë mbajtur  afër 3 vjet.

I kontaktuar përmes telefonit më 11 tetor, ai ka thënë se pronën e blerë prej myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, sektretarit të BIK, Ahmet Sadriut dhe vëllait të tij Imer Sadriut e ka shitur pa e shfrytëzuar vetë.

“Gazetarja: Alo.
Luma: Alo.
Gazetarja: A po flas me Sadri Lumen?
Luma: Po, veç urdhno, veç urdhno.
Gazetarja: Noshta spo të pengoj, po të kom thirr Sadri për një tokë 4 hektarë a ki hala, që e patët ble prej Naim Tërnavës edhe Ahmeti Sadriut.
Luma: Jo, se kom se kom ata.
Gazetarja: e ke shit a?
Luma: Po, po.
Gazetarja: A ka moti që e ke shit, se ata më tha..
Luma: 1 vjet i ka që e kom shit, që 1 vjet.
Gazetarja: Se kesh e intereusme me ble nje pllac anej pari, ne fakt po të thërras në emër të kompanisë
Luma: Edhe njëherë se nuk dobët po të nij, s’di çka u bo. Edhe njëherë?
Luma: Po e kom shit unë, e kom shit, e kom ble prej tyne po e kom ble në pandemi, në pandemi e kom ble prej tyne”.


Pronë në Brezovicë, toka e banesa thuhet se përfituan myftiu, sekretari dhe vëllai i këtij të fundit

Por, çfarë morën në këmbim Naim Tërnava, Ahmet Sadriut dhe Imer Sadriu?

Imer Sadriu ka thënë se toka Lumës nuk i është shitur vetëm me para të gatshme, por me këmbim të pandashmërive të tjera. Kjo rezulton edhe sipas kontratës së deponuar në komunës, e cila është kontratë mbi kompensim.

Për tokën me sipërfaqe prej rreth 4 hektarë, Imeri thotë se morën pronë në Brezovicë, banesa e toka.

Të gjitha këto, ai thotë se janë në emër të tij, dhe jo sekretarit të BIK, Ahmetit, apo myftiut Tërnava.

“Gazetarja: E ku i keni tokat tjera që i keni marrë në këmbim të qësaj?
Sadriu: Urdhëno, jo tash na nuk kem aty, na kemi ba këmbim me banesa, një pjesë në Brezovicë, nuk ka të bëjë ma me ata fare. Mirëpo, unë e kom pas një tokë të mirë, mirëpo hala nuk është definitivisht, është tokë e jemja ma ka kthy gjykata..
Gazetarja: Vllaut i kishe thanë që ke marrë tokë prej qëtyne të Lumës për këta, a ske marrë tokë a?
Sadriu: Jo, jo, jo absolutisht jo nuk kom marrë tokë se me pas marrë tokë kallaj e kom pas, vec të kisha thanë hajde prej këtuhit atje.
Gazetarja: E ke marrë në Brezovicë naj villë edhe banesa a?
Sadriu:  Po banesa ma shumë, e qe qashtu, qështu u shkue.
Gazetarja: Në emër të tonë edhe këto a, a të atynev?
Sadriu: Jo,jo në emër tem jonë, po aty ski kurrë çka, është vend që s’mundesh me bo diçka. E këta që e kam është pak e kontestueshme është problem e kom hala me gjykata, është shumë e mirë”.

I pyetur rreth vlerës së kontratës, edhe blerësi i pronës Sadri Luma, ka pohuar se janë shkëmbyer prona të tjera.

“Gazetarja: Ata se paskan ditë po get që e ke shit. E veç me të pyt kështu për me ditë sa shkon ari. Sa e ke ble prej tyne ti arin?
Luma: Sa e kom ble unë smuj me të kallxu se e kom marrë edhe më kompensim, ja kom dhanë villën atje në Brezovicë, i kom dhanë tokë e, do gjana tjera, s’oshtë ajo e drejtë, po nëse vet sa shkon tash të kallxoj”.

Prona në Brezovicë e pronat e tjera, u konfirmuan edhe nga takimi i zhvilluar me nipin e Sadri Lumës, më 10 tetor.

Ai thotë se nuk ka informacione se sa ishte vlera e kontratës, pasi toka ishte blerë në këmbim të pajtueshmërive të tjera.

“Gazetarja: Sa e keni marrë më fal me të vetë?

Luma:  Kon tokën a?

Gazetarja: Qata.

Luma: Ja vllau se di, veç çka të rrej, se aty u bo një kombinim me do toka me një villë e do sene, ma shkurt nuk, a na kem tokë pak ma anena.

Gazetarja: A është shumë afër qasaj?

Luma: Po, po.

Tutje, ai pohon se xhaxhi i tij, nuk e pagoi të gjithën me para të gatshme.

“Qat pjesën qanena u kanë e axhës, qat pjesën që e ka shit e ka ble axha kur jena nda, qeta tokë e ka marrë e ka dhanë një villë në brezovicë, ma shkurt i kaën bo do kombinime, nuk u ble krejt me cash e sene. Po vlera ka ndryshu shumë”.


Sa kushton tash prona që dyshohet se u fsheh nga myftiu Tërnava dhe sekretari Ahmeti

Prona në fjalë në çmimin aktual të tregut, kap vlerë milionëshe.

“Betimi për Drejtësi” është interesuar të blejë pronat e familjes Luma, në afërsi të parcelës 4 hektarëshe, dhe çmimi i ofruar nga Sadri Luma ishte 4 mijë e 500 euro për ari.

“Luma: Sa e kom ble unë smuj me të kallxu se e kom marrë edhe më kompensim, ja kom dhanë villën atje në Brezovicë, i kom dhanë tokë e, do gjana tjera, s’oshtë ajo e drejtë, po nëse vet sa shkon tash të kallxoj
Gazetarja: Po, e sa shkon tash?
Luma: Tash nër 4 mijë e 500 smun gjanë asajde tokë.
Gazetarja: E ti a ki naj pllacë anej pari.
Luma: Kem, kem, kem”.

Çmimin e njëjtë e konfrimon edhe nipi i tij, në pronën që thoshte se e bartë në emër të vet.

“Luma: .. Edhe kjo parcela shitet po nuk ndahet kjo, të fundit e ka lanë 4 mijë e 500, janë 5 hektar e 3 ari kjo parcela knena.
Gazetarja: Ata kur e patet shit the?
Luma: A i ka 3 vjet ose 4, 4 vjet duhet me i pas.
Gazetarja: Ju e paskit shit meniher si e keni ble a?
Luma: Valla qashtu.
Gazetarja: Se ai me tha para 4, 5 vjete
Luma:  Qashtu si u shit krye 3 4 mujve, veç u bo bartja e sene edhe e ka kry pazarin”.


Myftiu Tërnava refuzon të përgjigjet, ndërsa sekretari Ahmeti i quan dezinformata

Punëtorët e Bashkësisë Islame të Kosovës bazuar në legjislacionin aktual, nuk janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre, ndryshe nga zyrtarët publikë, të cilët këtë deklarim e bëjnë çdo vit.

Kjo situatë, ngre edhe më shumë dyshime, se cila mund të ketë qenë arsyeja e fshehjes së pronësisë nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dhe sekretari aktual i BIK, Ahmet Sadriu.

Madje, duke qenë se të njëjtit janë punëtorë të Bashkësisë Islame të Kosovës prej vitesh, sjellja e tyre ngre dyshime në lidhje me prejardhjen e parasë.

Për këtë, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje nga myftiu Tërnava.

“Gazetarja: Mirëmëngjes, si jeni? Unë jom Alberta prej “Betimi për Drejtësi”.

Myftiu Tërnava: Vetëm pak ju lutem!

Gazetarja: I nderum veç deshta me të pyt për një pronë katër hektarëshe në Lipjan. Po besoj është edhe në interes të juj me jep përgjigje!

Në anë tjetër, sekretari i BIK-ut, vëllai i Imer Sadriut, Ahmet Sadriu, i kontaktuar përmes telefonit, i ka mohuar “Betimit për Drejtësi” informacionet, duke i quajtur dezinformata.

Pas kësaj menjëherë ka mbyllur telefonin, pa dhënë hapësirë për më shumë sqarime.

Kjo edhe pse ndaj tij, po ngritej një dyshim i madh që mund të ketë konsumuar vepër penale.

“Sekretari Sadriu: Alo.

Gazetarja: Përshëndetje, a po flas me sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriun?

Sekretari Sadriu: Po!

Gazetarja: I nderum, jom Alberta Hashani gazetare prej emisionit “Betimi për Drejtësi”. Si jeni?

Sekretari Sadriu: Mirë, faleminderit.

Gazetarja: Po shpresojë që nuk po të pengoj, vetëm thirra për me ju pyt lidhur me parcelën 4 hektarëshe të cilën e keni pas në Lipjan në drejtim të Shtimes. Kemi pranu informacione se parcela ka qenë në emër të vllaut të juaj Imerit, por në realitet pronarët keni qenë ju dhe myftiu Ternava.

Sekretari Sadriu: Dezinformata jon këto, jom në takim të lutëm.

Gazetarja: Poo..!”


Imer Sadriu mohon se ka deklaruar se toka ishte edhe e myftiut dhe vëllait të tij që është sekretar në BIK

Pas bisedës me sekretarin Ahmeti, “Betimi për Drejtësi” pas pak kohe ka kontaktuar tani zyrtarisht vëllain e tij, Imerin.

Edhe pse vetë ka pohuar të ketë qenë pronar i tokës bashkë me vëllain Ahmetin, dhe myftiun Tërnava, Imeri tani i mohon të gjitha.

“Sadriu: Alo.

Gazetarja: Përshëndetje zotëri Imer.

Sadriu: Po.

Gazetarja: Jom Alberta Hashani gazetare prej emisionit “Betimi për Drejtësi”. Si je?

Sadriu: Po, po, po.

Gazetarja: I nderum po ju kontaktoj për këtë pronën 4 hektar që e keni pas në Lipjan në drejtim të Shtimës.

Sadriu: Po, po.

Gazetarja: E kemi hulumtu goxha një kohë të gjatë dhe na ka rezultu se pronari i vërtetë nuk keni qenë ju. A është e vërtëtë?

Sadriu: Gjithëon kom qenë unë, edhe të lutëm mani bre me kësi sene, me cka po jetoni bre ju, me çka po jetoni, me çka po ushqeheni ju? A keni fëmijë, a keni fëmijë?

Gazetarja: Qysh keni mbërrij zotëri Imer me rrogën e mësimdhënësit me i ble 4 hektër tokë ju?

Sadriu: Unë i 12 hekter tokë baba që mi ka lanë, edhe i kom shit 2 hektër i kom shit për me ble qata, të lutem mani mani me kësi sene.”

Përkundër pohimeve që i kishte bërë më herët, Imeri tani thotë të mos ketë deklaruar kurrë, se nuk ka qenë pronari i vetëm.

Gazetarja:        E pse keni deklaru atëherë në deklarimet tona të mëpërashme se prona ka qenë e vëllait të juj, sekretarit të BIK dhe myftiut Tërnava?

Sadriu: Kurrë s’kom deklaru, asnjëherë, asnjëherë s’kom deklaru, ku e ke ni ti këta që e kom deklaru, kujt i kom deklaru

Gazetarja: Ne kemi bisedu bashkë më herët dhe ju keni thënë që prona ka qenë e tyre.

Sadriu: Kujt i kom deklaru, ku ke ni ti që kom deklaru,

Gazetarja: I kemi audio incizime i nderum për bisedimet që kemi zhvillu.

Sadriu: Hic  apsolut, asnjë incizim se ki, gjoje qat incizim reklamo ku të dush reklamo. Mos ja nxjerrni funin.

Gazetarja: E pronat, villat ne Brezovicë, tokat edhe banesat e tjera.

Sadriu: Cilat banesa, cilat banesa, cilat banesa?

Gazetarja: zotëri Imer në bazë të diskutimeve më herët që i kemi pas, keni thënë që kur e keni shit tokën, keni marrë në këmbim villë në Brezovicë.

Sadriu: Le mos më lodh pash një Zot, hajde ( nuk kuptohet)”.

Për korrektësi, “Betimi për Drejtësi” i rikujton pohimet e Sadriut, lidhur me pronarët e vërtetë të dikur asaj tokë, e tani pronës në Brezovicë, banesave e tokave, që ishin marrë në këmbim.

Gazetarja: E ajo tokë a u kanë e jotja a e Tërnavës a ti veç e ke pas në emër tonë?

Sadriu: Jo, dëgjo krejt u kanë në emër tem kanë qenë dy vetë vllau edhe Tërnava bashkë jon kanë, edhe unë, tre vetë jemi kanë.

Gazetarja: A tretë vetë?

Sadriu: Po, ama në emër temin ka qenë ajo masi kamë qenë unë këtë pjesë, ata kanë jetu në Prishtinë kështu që është dashtë dikush këtë pjesë me i pas”

“Gazetarja: E ku i keni tokat tjera që i keni marrë në këmbim të qësaj?
Sadriu: Urdhëno, jo tash na nuk kem aty, na kemi ba këmbim me banesa, një pjesë në Brezovicë, nuk ka të bëjë ma me ata fare. Mirëpo, unë e kom pas një tokë të mirë, mirëpo hala nuk është definitivisht, është tokë e jemja ma ka kthy gjykata..”

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar sërish dhe blerësin, Sadri Luma si dhe nipin e tij Fexhri Luma.

Sadri Luma tash thotë pazarin mos ta ketë bërë më myftiun Tërnava apo sektetarin e BIK.

Ndërsa, në këmbim të tokës, thotë se ka dhënë tokë në Brezovicë, tokë në Emshir dhe lokal tek gjykata.

“Luma: Unë prej Naimit as që i kom pa, as sjom pa kurrë, me to jom pa, se tybe as muahbet skom as se njoh ku me ditë sa. Unë e kom ble prej njo në Davidovc.

Gazetarja: Imerit?

Luma: Është i Davidovc

Gazetarja: Imer Sadriut?

Luma: Vallau tash ja kom haru se goxha moti kjo punë oshtë.

Gazetarja: E ju kur keni bo diskutime për mee ble qet pronë me kon keni diskutu për pazarin?

Luma: Unë kom diskutu me ata të Davodovcit.

Gazetarja: Edhe cka i keni jep në këmbëim?

Luma: E tash ja kom dhanë një Emshir një 7 arësh tokë, edhe kom harru një lokal për zyre të gjykata nëse nuk gaboj e qështu do kombinime. Edhe do tokë.

Gazetarja: Ku tokën?

Luma: Brezovicë”.

“Luma: Mixha është ai personi që e ka ble e e ka shit nuk kom të bëjë kurgjo më to”.

Se cila ka qenë prejardhja e parave për blerjen e kësaj parcele nuk dihet.

Nuk dihet as nëse kjo lidhet drejtpërdrejtë me detyrat e tyre prej vitesh në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Mungesa e transparencës dhe heshtja nga ana e organizatës i kontribuon dyshimeve të ngritura.