Botë

Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë

gaza

Foto: Associated Press

E përditësuar - Të paktën 30 persona janë vrarë në Gazë pas sulmeve të fundit ajrore izraelite, në mesin e tyre edhe fëmijë, një ditë para hapjes së kufirit në Rafah. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, nga një sulm i cili goditi një apartament në qytetin e Gazës janë vrarë tre fëmijë dhe dy gra. Ndërkaq dhjetëra të tjerë janë vrarë nga një tjetër sulm ajror që goditi kampin e të zhvendosurve në Khan Younis.

Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportin dhe nuk konfirmoi menjëherë nëse kishte kryer sulme ajrore në enklavë.

Seria e sulmeve ndodhi një ditë para se të hapet pikëkalimi kufitar në qytetin jugor të Gazës. Të gjitha pikat kufitare të territorit janë mbyllur që nga fillimi i luftës dhe palestinezët e shohin pikën kufitare në Rafah me Egjiptin si një litar shpëtimi për dhjetëra mijëra njerëz që kanë nevojë për trajtim jashtë territorit, ku pjesa më e madhe e infrastrukturës mjekësore është shkatërruar. 

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në mes Hamasit dhe Izraelit më shumë se 500 persona janë vrarë, sipas autoriteteve palestineze. Derisa sipas autoriteteve izraelite katër ushtarë janë vrarë nga militantët palestinezë.

12 persona vriten nga sulmet izraelite në Gazë

Të paktën 12 persona janë vrarë në Gazë pas sulmeve të fundit ajrore izraelite, në mesin e tyre edhe fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze. 

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA nga një sulm e cila goditi një apartament në Qytetin e Gazës janë vrarë tre fëmijë dhe dy gra. Ndërkaq një tjetër sulm ajror goditi një tendë në Khan Younis.