Aeroporti i Damaskut është rihapur të mërkurën për herë të parë që nga rënia e qeverisë së Bashar al -Assadit.
Avioni i parë civil u ngrit nga Damasku dhe u ul në qytetin verior të Halepit, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAeroporti aktualisht është i hapur vetëm për fluturimet e brendshme, por hapësira ajrore siriane është e hapur për fluturimet ndërkombëtare.
"Është një ditë e rëndësishme në jetën e popullit sirian”, ka thënë Saad Khair Bec, mbikëqyrës teknik i Aeroportit të Damaskut.
"Kjo shënon nisjen e parë të një fluturimi vendas sirian nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut në Aeroportin e Halepit pas rënies së regjimit të vjetër”, ka shtuar ai.
Institucionet shtetërore janë rikthyer gradualisht në punë ditët e fundit, përfshirë portin kryesor në qytetin bregdetar të Latakisë.