Agjencia kryesore e OKB-së në Gaza (UNRWA) vlerëson se rreth 79,000 njerëz janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, Rafah që nga e hëna, pasi Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij në qytet.
"Rafahu sot: tani skena e përditshme e familjeve të zhvendosura me forcë që ikin nga zona”, ka shkruar zyrtarja e komunikimit e agjencisë, Louise Waterridge në X të enjten, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shtuar se “ekziston një frikë e madhe nga bombardimet në Rafah gjatë natës dhe vazhdimit të tyre këtë mëngjes”.
Palestinezëve në pjesët e Rafahut lindor u është kërkuar të hënën nga ushtria e izraelite që të evakuohen, pasi ka nisur një ofensivë në qytet.
Sulmi i Izraelit në Rafah që atëherë është zgjeruar, nga ato ajrore në operacione tokësore.
Rafah është "buzë një gremine" dhe ata që kanë mbetur në qytetin jugor të Gazës, duke përfshirë 600,000 fëmijë, janë më të rrezikuarit dhe jetojnë në kushte "tronditëse", sipas një zyrtari të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Rafah.