Botë

Aleatët e Rusisë bëjnë pakt për mbrojtje

sfsd

Foto: Associated Press

Liderët e Bjellorusisë dhe Iranit kanë nënshkruar marrëveshje të reja të mërkurën për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në fusha kryesore, që përfshin mbrojtjen.

Presidentët Alexander Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian kanë nënshkruar një pako me 13 dokumente në Minsk.

Të dy qeveritë janë nën sanksione, që ua kufizojnë partnerët potencialë tregtarë. Pezeshkian ka thënë se Irani do ta ndihmojë Bjellorusinë të “neutralizojë” masat e tilla, derisa ka përmendur eksperiencën dekadashe të Teheranit kundër kufizimeve ekonomike të vendosura nga Perëndimi.

Lukashenko i ka thënë Pezeshkianit se Bjellorusia është “e gatshme të bashkëpunojë me ju në të gjitha temat – nga ofrimi i ushqimit deri te bashkëpunimi ushtarak”.

Ata nuk kanë dhënë detaje se çka nënkupton bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Lukashenko, aleat i afërt i presidentit rus, e ka lejuar Rusinë ta përdorë territorin bjellorus si pikënisje për pushtimin e plotë të Ukrainës. Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë gjatë luftës.