Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar. Ai është pasardhës i Keir Starmerit.
Burnham është ftuar nga Mbreti Charles për të formuar qeverinë, gjatë një takimi privat në Pallatin Buckingham të hënën në mesditë.
Pallati ka publikuar një fotografi të dy burrave duke shtrënguar duart.
Ceremonia, e njohur si "puthja e duarve", shënon kalimin e pushtetit nga ish-lideri Starmer te Burnham.
Javën e kaluar, Burnham ka zëvendësuar Starmerin si lider i Partisë Laburiste, forcës qeverisëse të qendrës së majtë.
Burnham është kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2016, në një proces kalimi pushteti tashmë të përsëritur shpesh.
Edhe
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
Demokracia parlamentare e Britanisë u mundëson partive në pushtet të ndryshojnë liderët dhe rrjedhimisht kryeministrat, pa pasur nevojë për zgjedhje të përgjithshme. Zgjedhjet e ardhshme kombëtare nuk janë të detyrueshme të mbahen para vitit 2029, ndonëse Burnham mund të shpallë zgjedhje më herët nëse dëshiron.
Nga pallati, Burnham do të shkojë në Downing Street, ku do të mbajë fjalimin e tij të parë si kryeministër.