Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

Foto: Associated Press

Marrëdhëniet e disa yjeve të njohur të Hollywoodit dhe muzikës me partnere dukshëm më të reja vazhdojnë të jenë temë diskutimi. Në një opinion të botuar nga The Independent, gazetarja Charlotte Cripps argumenton se ky fenomen nuk është aspak i ri apo “modern”, por një prirje që ka ekzistuar prej kohësh.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Si shembull ajo përmend aktorin Brad Pitt, 62 vjeç, i cili është në lidhje me disenjatoren e stolive Ines de Ramon, 33 vjeçe. Po ashtu përmenden yllin Noel Gallagher, që sipas raportimeve ka një partnere 14 vjet më të re, dhe aktorin Jude Law, bashkëshortja e të cilit është rreth 15 vjet më e re se ai.

Jude Law dhe Phillipa Coan

Sipas autores, disa burra e shohin lidhjen me një partnere shumë më të re si një mënyrë për t’u ndier më të rinj, më tërheqës dhe ende relevantë në sytë e publikut.

Artikulli argumenton se kjo prirje lidhet edhe me standardet e dyfishta që shoqëria ka për plakjen.

“Burrat më të moshuar shpesh konsiderohen më tërheqës dhe vlerësohen për përvojën e tyre, ndërsa gratë me kalimin e viteve shpesh bëhen më pak të dukshme në sytë e shoqërisë dhe përballen me paragjykime”, shkruan autorja.

Në opinion përmenden edhe emra të tjerë si Mick Jagger, Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, të cilët kanë pasur ose kanë marrëdhënie me partnere dukshëm më të reja.

Edhe Brad Pitt nuk planifikon të martohet me Ines de Ramon Showbiz 3 j. më parë Brad Pitt nuk planifikon të martohet me Ines de Ramon
Melania Hamrick dhe Mick Jagger

Megjithatë, autorja thekson se diferenca në moshë nuk është domosdoshmërisht problematike në çdo rast dhe se marrëdhënie të tilla ekzistojnë edhe në drejtimin e kundërt, duke përmendur Sam Taylor-Johnson dhe Sienna Miller, të cilat kanë partnerë më të rinj.

Robert de Niro dhe Tiffany Chain
Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

Sipas saj, problemi lind kur lidhjet me diferencë të madhe moshe paraqiten si diçka revolucionare ose si simbol statusi.

“Nuk ka asgjë përparimtare te ideja e zëvendësimit të një partnereje me një tjetër shumë më të re. Kjo nuk është një prirje e re, por një model që përsëritet prej dekadash dhe që shpesh pasqyron standarde të pabarabarta mes burrave dhe grave”, përfundon autorja.