Ndërsa nata bie mbi kryeqytetin e Iranit dhe majat me dëborë të maleve Alborz zhduken në errësirë, mijëra iranianë dalin rregullisht në rrugë për tubime të organizuara nga shteti, me qëllim mobilizimin e mbështetësve kundër Shteteve të Bashkuara.
Pranë Sheshit Tajrish, një lagje e pasur e Teheranit, thirrjet e pashmangshme “Vdekje Amerikës” jehojnë mbi një det flamujsh iranianë, ndërsa shitësit ambulantë shesin çaj dhe suvenire, si kapele patriotike bejsbolli dhe stema, për turmën entuziaste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë e gatshme të sakrifikoj jetën time për vendin tim dhe për popullin tim”, thotë një vajzë e re me emrin Tiana, e cila mban syze në ngjyrat e flamurit iranian.

“I gjithë populli, e gjithë ushtria, të gjithë komandantët që kemi, janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre gjithashtu dhe të luftojnë me gjithë zemër e shpirt”, shton ajo, duke hedhur poshtë kërcënimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale për rifillimin e aksioneve ushtarake.
“Për Iranin, ora po ecën dhe ata më mirë të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”, ka shkruar Trumpi në platformën e tij Truth Social të dielën, duke rritur më tej tensionet ndërsa bisedimet e ngecura për paqe po minojnë armëpushimin e brishtë.
Një burrë i moshuar që mbante një pankartë të improvizuar ofroi të përkthente shenjën e tij, të shkruar me dorë në persisht.
“Teknologjia bërthamore dhe raketore është po aq e rëndësishme sa kufijtë tanë, prandaj ne do t’i mbrojmë ato”, shkruhej aty.
“Ne kemi nevojë për energji bërthamore, energji të pastër, jo për bombë”, shton ai duke iu referuar refuzimit të Iranit për t’i dhënë fund programit të tij të diskutueshëm bërthamor, të cilin Trumpi e ka bërë kusht për përfundimin e luftës.
“Trumpi e di që ne nuk kemi bombë, por ai po na sulmon gjithsesi”, shton ai.
Ndërsa thashethemet dhe frika në rritje për sulme të afërta amerikano-izraelite shtohen, shumë iranianë po ndiejnë se rifillimi i armiqësive është pothuajse i pashmangshëm.
“Ne e dimë që kjo luftë nuk ka mbaruar. E dimë që Trumpi nuk do të negociojë vërtet”, thotë Fatima, e cila tregoi se ishte rritur në Londër dhe Dubai.
“Ai thjesht do të thotë: ‘Bëni siç ju them unë ose do t’ju vras.’ Dhe më pas do të na sulmojë edhe nëse bëjmë siç thotë ai”, shton ajo.
Tubimet, ose “mbledhjet e natës”, po zhvillohen çdo mbrëmje në të gjithë vendin prej pothuajse tre muajsh, në thelb që nga fillimi i luftës.
Por ditët e fundit janë shfaqur në mënyrë ogurzezë kioska publike armësh, ku civilëve po u ofrohen mësime bazë për përdorimin e armëve, një shenjë se autoritetet iraniane po përgatitin popullin për konflikt të mëtejshëm.
Në një kioskë në Sheshin Vanak, një grua po mësonte si të përdorte një pushkë automatike AK-47, ndërsa një burrë me maskë dhe uniformë ushtarake i tregonte si të çmontonte dhe montonte armën.
Vetëm pak hapa më larg, një vajzë e vogël luante me një kallashnikov të pambushur, duke e drejtuar armën në ajër para se të tërhiqte këmbëzën dhe t’ia kthente instruktorit të saj të buzëqeshur.
Thirrja e përgjithshme për armë po përsëritet edhe në televizionin shtetëror, ku disa kanale transmetojnë prezantues që mbajnë pushkë automatike.

Një prezantues burrë, Hossein Hosseini, në kanalin shtetëror Ofogh, qëlloi me pushkë, drejtpërdrejt në televizion, drejt tavanit të studios, pasi mori një mësim nga një anëtar i maskuar i Gardës Revolucionare Islamike, ose IRGC.
Po ashtu, një prezantuese e Channel-3, Mobina Nasiri, iu drejtua shikuesve ndërsa mbante një pushkë automatike me të dyja duart.

“Më dërguan një armë nga Sheshi Vanak që edhe unë, si të gjithë ju, të mësoj ta përdor”, dekaron ajo.
Por jo të gjithë iranianët janë të gatshëm për luftë.
Vetëm pak më tutje nga tubimi në Sheshin Tajrish, në një park të qetë pranë Muzeut të Kinemasë së Iranit, banorët shfletonin një stendë librash në ajër të hapur dhe pinin çaj, ndërsa çiftet shëtisnin dorë për dore.
“Jo luftës”, thotë një djalë i ri ndërsa kalonte pranë.
E ulur në një stol parku me bashkëshortin e saj, një grua, profesoreshë universiteti që kërkoi të mbetej anonime, tregonte se sa shumë dëshironin të dy që Irani të ndryshonte.
“Ne thjesht duam të jetojmë në një vend normal, ku fëmijët tanë të kenë një të ardhme”, përshpërit ajo në anglisht.
“Ne duam paqe”, thotë një vajzë e re, duke lënë të kuptohet edhe më shumë larmia e mendimeve në Iran.
Por ndërsa atmosfera në Republikën Islamike bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe vendi ndoshta ndodhet në prag të rifillimit të luftës, çdo zë tjetër përveç mesazhit zyrtar të vijës së ashpër duket se po mbytet nga zhurma.