Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arratisje e organizuar nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Ikje nga burgu

Pesë të burgosur, në mesin e tyre edhe më i rrezikshmi, Mark Cameron Roscaleer, kanë ikur nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali. Sky News ka raportuar të dielën se arratisja e organizuar ka ndodhur të shtunën nga burgu Vale de Judues, që ndodhet 70 kilometra në veri të Lisbonës.

Burrat e moshës mes 33 dhe 61 vjeç u ndihmuan nga jashtë nëpërmjet shkallëve për të kapërcyer murin, derisa të njëjtit po vuanin dënimin për rrëmbim dhe grabitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

39-vjeçari Roscaleer, është konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë, derisa iu kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktet me të, në rast se e shohin.

“Ata arritën të hidhnin një rrjetë pasi s'ka roje për të parë perimetrin. E vunë shkallën pas murit dhe prej andej, me një litar të punuar me dorë, u ngjitën mbi mur”, thuhet në njoftimin e Frederico Moraisit, udhëheqës i Unionit Kombëtar të Gardianëve.