Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen tre persona në Paris, dyshohet se po planifikonin sulm me bombë

Bank of America

Foto: Associated Press

Policia franceze ka arrestuar tre persona nën dyshimin se po planifikonin një sulm me bombë jashtë selisë së “Bank of America” në Paris, ka njoftuar zyra e prokurorit anti-terrorizëm në Francë, transmeton “BBC”. 

Një i dyshuar fillestar u ndalua në vendngjarje pasi vendosi një pajisje që përmbante pesë litra lëng, që besohet se ishte karburant, dhe një sistem ndezjeje pranë bankës, sipas një burimi policor, siç raportoi AFP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën, shërbimet franceze të sigurisë thanë se edhe dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me incidentin, i cili ndodhi rreth orës 03:30 sipas kohës lokale të shtunën, disa rrugë larg Champs-Élysées.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tha se sulmi i tentuar mund të lidhet me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

“Në këtë lloj konflikti, ka një numër shërbimesh iraniane që ka gjasa të kryejnë veprime të tilla përmes ndërmjetësve”, tha ai. “Ekziston një dyshim i fortë, por i takon hetimit ta përcaktojë”.

Ambasada iraniane në Francë nuk ka komentuar mbi deklaratat e Nunezit.

I dyshuari fillestar, i cili u ndalua në vendngjarje, ishte i shoqëruar nga një person i dytë, i cili dukej se po bënte foto dhe video me një telefon celular, por u largua kur mbërritën oficerët, sipas një burimi policor, siç raportoi AFP.

“Dy individë të tjerë u morën në paraburgim mbrëmë si pjesë e hetimit të nisur më 28 mars 2026 për veprat e kryera kundër Bank of America”, tha zyra e prokurorit të dielën.

Paraburgimi i të dyshuarit të parë, i cili është i mitur, është zgjatur, shtoi ajo.

Sipas ligjit francez, të dyshuarit në çështje terrorizmi mund të ndalohen për 96 orë. Kjo periudhë mund të zgjatet nga një gjykatë.

Nunez pretendoi se sulme të ngjashme janë parandaluar edhe në vende të tjera evropiane, përfshirë Francën, Holandën, Britaninë dhe Norvegjinë.

Ai u bëri thirrje shërbimeve të sigurisë të jenë “jashtëzakonisht vigjilente” dhe tëarrisin praninë e tyre në qendrat e transportit dhe vende të tjera në të gjithë vendin.