Botë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e ligjvënëses demokrate në Minnesota

Minnesota

Një burrë 57-vjeçar është arrestuar në shtetin amerikan të Minesotës me dyshimin për vrasjen e një ligjvënëseje shtetërore demokrate dhe bashkëshortit të saj.

Arrestimi i së dielës në mbrëmje ka ardhur pas një kërkimi të madh dy-ditor pas vdekjes së Melissa Hortman, një demokrate nga Minesota, dhe bashkëshortit të saj Mark, raporton BBC.

Guvernatori i shtetit, Tim Walz e ka quajtur ngjarjen një "vrasje të motivuar politikisht".

Policia ka thënë se Vance Luther Boelter ishte i armatosur në kohën e arrestimit të tij në një zonë rurale në perëndim të Minneapolis, por u dorëzua në mënyrë paqësore kur u sfidua.

I dyshuari dyshohet gjithashtu se ka qëlluar dhe plagosur senatorin demokrat të shtetit, John Hoffman dhe gruan e tij Yvette, të cilët tani janë të dy në spital.

Boelter është ndaluar pasi hetuesit kanë gjetur një veturë që ai dyshohet se e ka përdorur në Qarkun Sibley, rreth 80 km nga vendi i vrasjes në Brooklyn Park, Minesota.

Melissa Hortman kishte shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Minnesotës për 20 vjet dhe ishte kryetare e dhomës nga viti 2019 deri në vitin 2025.