Një person është arrestuar të martën në ndërtesën e Kapitolit, raportoi BBC-ja.
Në një konfëerencë, shefi i Policisë së Kapitolit, J Thomas Manger, ka njoftuar se arrestimi i këtij personi është bërë në qendrën e vizitorëve të Kapitolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka njoftuar ai, rreth orës 12:20, pas hyrjes së të dyshuarit në qendër, gjatë kontrollit të xhaketës dhe çantës së shpinës është gjetur një armë zjarri dhe dy shishe.
“Derisa burri po qëndronte aty, një nga oficerët vuri re se po kundërmonte erë benzine. Era ishte shumë më e fortë në çantën e shpinës dhe dukej se pati shishe që përmbante një substancë - për të cilën policia beson se ishte benzinë, po rridhte”, ka thënë ai.
Tutje ai ka njoftuar se gjatë arrestimit, të dyshuarit i është gjetur edhe një çakmak dhe letra.
Policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë qëllimet e të dyshuarit, i cili tani gjendet në paraburgim.