Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili poi kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës. Ai po kërkohej për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Aksioni u realizua nga zyrtarë policorë të Fushë-Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari u dërgua për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj. Ai gjithashtu është i gjobitur edhe me 20 mijë euro.
“Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë-Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. D. E mashkull, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit e 8 muaj), i arrestuari po me të njëjtën urdhërese ka gjobën 20.000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.