Kur Tyler Bindon u aktivizua si zëvendësues te Zelanda e Re në ndeshjen ndaj Iranit, ai bëri pak histori me nënën e tij.
Jenny Bindon dhe Tyler Bindon, janë rasti i parë kur nëna dhe djali luajnë në Kupë të Botës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJenny ishte portiere për Zelandën e Re nga viti 2004 deri në vitin 2014. Ajo u paraqit në Botërorin 2007 dhe 2011 si dhe në Lojërat Olimpike 2008 e 2012.
Tyler, 21-vjeçar, luan qendërmbrojtës për Nottinghamin në Premier Leagues. Prindërit e përkrahën nga tribunat futbollistin e ri. Babai i Tylerit, Grant, ishte kapiten i volejbollistëve të Zelandës së Re.
Raste kur babai e djali kanë luajtur në Kupën e Botës ka më shumë. Por tani e kemi edhe rastin e parë nënë – djalë në Kupën e Botës, shkruan AP.