Botë

Autoritetet ukrainase raportojnë për valë sulmesh me dronë nga Rusia

Dronet sulmues

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar të premten se ka rrëzuar 73 nga 112 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës. Zonat e goditura thuhet se përfshinin rajonet lindore, veriore, jugore dhe qendrore të vendit, ka raportuar BBC.

Gjithashtu, është raportuar se 36 dronë, të cilët nuk janë të pajisur me koka shpërthyese, por që kanë për qëllim të mashtrojnë, ngatërrojnë dhe mbingarkojnë mbrojtjen ajrore, janë shkatërruar pa “pasoja negative”.

Krahas kësaj, nuk është raportuar për lëshime të raketave balistike apo raketave lundruese.

Forca Ajrore e Ukrainës ka bërë të ditur se ka humbur edhe një tjetër avion luftarak F-16 të dhuruar nga Perëndimi, ndërsa piloti raportohet se është katapultuar me sukses dhe ka shpëtuar.

Avioni luftarak thuhej se po merrte pjesë në zmbrapsjen e një sulmi ajror ndaj vendit, dhe kishte shkatërruar tashmë tri objektiva të armikut.